Gripi ka prekur masivisht popullatën duke shkaktuar në shumë raste komplikacione në mushkëri. Mjeku pneumolog i spitalit të Tepelenës Shahin Meçe tha se kjo vjen si pasojë e mungesës së trajtimit. Në Spitalin e Tepelenës, paraqiten deri në 30 raste në ditë me temperature rezistence dhe vështirësi në frymarrje.
“Në disa raste gripi bën ndërlikime. Kemi pacientë me bronkite, bronkolite, pneumoni dhe bronkopneumoni. Prek si moshat e reja ashtu dhe të vjetrit, por më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë”, tha Shahin Meçe, pneumolog.
Po kështu, Urgjenca e Pediatrisë në Lushnje është e tejmbushur me fëmijë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Mjekja pediatre Nirda Xhafa tha se vetëm në urgjencë paraqiten për vizitë 100 fëmijë në ditë, pa llogaritur vizitat në qendrat shëndetësore të lagjeve. Nga ky numër rreth 40% e tyre shtrohen në pavionin e Pediatrisë për shkak të komplikacioneve.
“Nga 100 vizita në ditë, 40 marrin mjekim në spital. Janë me temperaturë të lartë, raste të vështira për tu menaxhuar në shtëpi, pasi nuk bie me antipiritik. Duhet të paraqiten tek mjeku nëse fëmija kalon tre ditë me temperaturë të lartë dhe rezistente, tha Nirda Xhafa, pediatre.
Në mbarë vendin po qarkullojnë gripi i tipit A dhe B, por edhe virusi respirator sinsicail e viroza të tjera të cilët kanë pothuajse të njëjta simptoma, temperaturë kollë, dhimbje trupore, vështirësi në frymëmarrje. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në mbarë vendin përllogariten 19 mijë të prekur në javën e tretë të Janarit, numër më i lartë ky se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.9%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
75%
Vota total: 164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Nga supa e pulës te mjalti, cilat janë ushqimet që ju mbrojnë nga virozat e stinës
23 Janar, 18:27
-
Shkoi të peshkonte një javë më parë në lumin Vjosë dhe u zhduk, gjendet i vdekur 63 vjeçari në Fier (EMRI)
23 Janar, 13:37
-
Sezoni i gripit, Silva Bino: Vaksinohuni, më të rrezikuar personat mbi 60 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike
23 Janar, 10:49
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Fier/ Kishte hapur llogari prej 5 mln lekë në një faqe online, i përdorte për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari
23 Janar, 09:27
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë (VIDEO)
22 Janar, 18:00
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Virozat e stinës/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e shifrave! Ata që kanë forma të lehta duhen trajtuar në banesë
22 Janar, 12:48
-
Itali/ 18 vite burg për algjerianin që vrau Klajdi Bitrin! Shqiptari u godit me shtizë peshkimi se mbrojti shokun e tij
22 Janar, 09:52
-
Fier/ Aksident në rrugën Levan-Vlorë, 3 makina karambolohen mes tyre! Shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit (VIDEO)
21 Janar, 20:44
Normal me kete menaxhim qe ben qeveria na semuri te gjitheve qe te fitojne kompanite farmacautike! Jemi bere si ne palestine! Kryeminstri jone del e thote jemi mire dhe me mire nga cdo vend i botes! Po na semurni femijet o kosh plerash! Bej dicka se eshte gjynah te perdoresh semundjet per te zhvatur popullin tend o kryeminister! Boll na shite te cdo pushtues i botes!
Përgjigju