Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
Sali Berisha, gjatë paraqitjes së fundit në SPAK, për dosjen 'Partizani'
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mos u paraqitur në institucion të hënën e 3 Shkurtit.
Kërkesa e depozituar nëpërmjet avokatit është pranuar, është pranuar nga dy prokurorët e dosjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Aprovimi është bërë për shkak se Berisha do të udhëtojë në Gjermani, për një takim pune. Por ai do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm. Apeli i GJKKO i riktheu masën detyri paraqitjeje me 2 herë në muaj në SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së.
Berisha ka pretenduar se Ka ftese nga CDU për në datën 3 Shkurt. Kjo ftesë mësohet se është dorëzuat e përkthyer nga ana e noterit.
Kreu i selisë blu është nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për dosjen e aferës “Partizani”, me akuzën korrupsion pasiv.
Kërkesa është paraqitur në seancën e fundit paraprake (20 janar), nga avokati i Berishës dhe sot (24 Janar) është marrë miratimi i SPAK. Seanca e fundit paraprake u shty për në datën 31 Janar nga GJKKO, e cila do marrë vendimin për kalimin ose jo të dosjes në proces gjyqësor në themel.
Për herë të parë, në zbatim të masës së sigurisë, Berisha shkoi në SPAK më 6 janar, ku mblodhi vetëm një grusht militantësh. Berishës iu rikthye masa e detyrimit të paraqitjes më 3 janar 2025, nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, pasi SPAK ankimoi lirimin e tij.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Drejtësia mund t’i ketë “vjedhur” shtetit, më shumë lekë se të "korruptuarit" dënuar me paraburgim
31 Mars, 07:01
-
'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313
30 Mars, 18:25
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet! PD e Berishës asnjë fjalë
30 Mars, 14:24
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
'The Independent': SPAK në Shqipëri rriti besimin e publikut te sistemi i drejtësisë! Politika e paraburgimit e ekzagjeruar, është kritikuar nga Këshilli i Europës dhe OKB
30 Mars, 13:37
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
Sali Berisha ‘festival folklorik’ për Doris Pack (VIDEO)
30 Mars, 13:04
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
Kush qenkan keta politikane ne CDU qe paskan kursyer nje ftese per Berishen?!
PërgjigjuNjë leje e posaçme i takon Saliut për të kaluar oqeanin të çmallet me Trampin ,pasi Ai po akuzon administratën e Baiden se ka keqtrajtuar njerëzit si puna e Berishës
PërgjigjuSPAK VDIQ TU RROI MBRETI SALEH SADAM SLLOBOFAN.
PërgjigjuTe paraqizej perpara ose pas udhetimit
PërgjigjuJa dhe ligji nuk eshte njesoj per te gjithe..,kush vret,kush vjedh,kush eshte i korruptuar, kush eshte me kollare, munde te beje çfare te doje edhte te vrasi akoma nuk I ndodh gje, nje njeriu te thjesh do ta kishin tretur ne acid.. nje njeriut te thjesht me detyrim paraqitje i sekuestrohet pasaporta per mos te dali jasht.. Leshojeni berishen lereni te lire se kot i vendosni detyrim kur nuk vlen per te.
PërgjigjuSPAK,,,sa kemi èndèrruar dhe shpresuar, se mè nè fund, pas 35 vitesh vrasje,vjedhje, pushkatime dhe humbje njerèzish nè mijra e mijra nga politika kriminale e kètij njeriu,,,mè sè fundi, do bèhej drejtèsi dhe Shqipèria do kishte njè tè ardhme tè sigurtè nè familjen europiane. Siç duket,,,èndrrat do mbeten èndèrra. "Ftesa nga CDU" nè Gjermani,,,èshtè njè nga ato shakatè plehra tè kètij manjaku kriminel plak, pèr ti thènè idiotève tè tij,,,,e shihni o dhitè e mija,,,,u thye akulli,,,ia nisèn ftesat. CDU,,,nuk ka asnjè lidhje me njè plak pervers shqiptar, qè ka vrarè e prerè pèr 35 vjet,,dhe qè pèrlyen emrin e kèsaj partie, pèr tè bèrè politikè pèr Flamur Nokèn. Ajo qè tè irriton,,èshtè bashkèpunimi i SPAK, nè kètè perversitet.!!!
Përgjigju