Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit

Filloni ditën tuaj me mëngjes të shëndetshëm dhe reduktoni rrezikun e diabetit

Foto ilustruese

Hulumtimet e kryera kanë treguar se konsumimi i rregullt i një mëngjesi të shëndetshëm zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare dhe obezitetit.

Në një studim të fundit të botuar në revistën Lifestyle Medicine, një mjek tregon se ngrënia e tërshërës mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjatjen e jetës.

Po ashtu, u zbulua një ulje të shkallës së vdekjes së parakohshme te njerëzit që hanë rregullisht bollgur.

Përveç kësaj, studime të tjera tregojnë se tërshëra ndihmon në uljen e kolesterolit dhe rregullimin e sheqerit në gjak, duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i tyre:

Redukton kolesterolin dhe rregullon sheqerin në gjak

Bollguri redukton përthithjen e kolesterolit në gjak dhe përmirëson kontrollin e insulinës, gjë që redukton rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Përmirëson sistemin imunitar

Mineralet si seleni dhe bakri në tërshërën forcojnë qelizat e bardha të gjakut që luftojnë infeksionin. Gjithashtu, përbërësit në tërshërën mund të përmirësojnë reagimin imunitar dhe të mbrojnë trupin nga patogjenët dhe sëmundjet afatgjata.

Ndihmon në sistemin tretës

Beta-glukanet, një formë e fibrave të tretshme që gjenden në tërshërën, ngadalësojnë tretjen, nxisin rritjen e baktereve të mira në zorrë dhe përmirësojnë rregullimin e sheqerit në gjak.

I pasur me vlera ushqyese

Bollguri është i pasur me vitamina dhe minerale si hekur, magnez, fosfor, bakër, zink dhe vitamina B, duke e bërë atë një fillim të përsosur të ditës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)

Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)