Gjashtë vjet pa Ibrahim Kodrën
publikohen 5 vepra të panjohura

Gjashtë vjet pa Ibrahim Kodrën<br />publikohen 5 vepra të panjohura
TIRANE- Në shtëpinë muze të Ibrahim kodrës në Piazzale Lagosta nr 2 Milano, adhuruesit e artit të tij patën fatin të shohin për herë të parë 5 vepra të panjohura të mjeshtrit tonë, i cili dy ditë më parë shënoi 6 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pikërisht për këtë përvjetor, fondacioni 'Ibrahim Kodra", që kujdeset prej vitesh për trashëgiminë artistike që la pas artisti i madh, kishte hapur dyert e shtëpisë muze dhe kishte përzgjedhur për të prezantuar për herë të parë pikërisht këto vepra krijuar në një periudhë mjaft të rëndësishme të krijimtarisë së Kodrës. Përfaqësues të fondacionit thanë për gazetën se këto 5 vepra, njëra prej të cilave po publikohet për lexuesit e Shqiptarja.com, janë krijime të mjeshtrit që i përkasin viteve '50-60 dhe nuk ishin publikuar kurrë më parë.

Piktori i madh, Ibrahim Kodra, vdiq në moshën 88-vjeçare, në shtëpinë e tij në Milano të Italisë, në të cilën jetonte prej 30 vjetësh. Kodra lindi në Ishëm të Durrësit, në vitin 1918. Jeta e tij në Tiranë, në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur ai 20 vjeç largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror, për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Por konservatorizmi i Akademisë së Romës nuk i pëlqen dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Nën drejtimin e Carra -së, Carpi-it dhe Funi-t, Ibrahim Kodra merr prirje drejt pikturës. Ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, çka i krijoi më pas mundësinë të krijonte raporte me piktorë të mëdhenj si: Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

Në vitin 2003 solli para publikut shqiptar, në Galerinë Kombëtare të Arteve, dimensionin real të një artisti. Kodra, për shkak të mbylljes së Shqipërisë, ishte shndërruar për artistët tanë si dhe në Kosovë, në një legjendë mbi një postkubist dhe një Uliks shqiptar në Milano që nuk njohu diktaturën, që mbijetoi me art dhe bëri një emër në vitet '50-'60-të.

Veprat e tij gjenden në Muzeumin e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Romë, në Galeri dhe ne Muzeume të njohura të botës, si në Itali, Zvicër, Danimarkë, Gjermani, Japoni, Angli, Francë, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argjentinë, Greqi, Iran, Shqipëri dhe Kosovë. Shumë punime të tij janë sot pronë e koleksionistëve në mbarë botën.

Mjeshtri i artit e pati ëndërr të pikturonte për popullin e tij. Vepra e tij është pasuri botërore, ku të mrekullojnë ngjyrat e vendlindjes, shpirti shqiptar, të universalizuara në kubizmin e tij, si i fundit dishepull i këtij arti. (një nga tablotë e ekspozuara enkas për 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit)
(ad. pe/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri