Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Këtë të martë euro preku një minimum të ri historik në tregun valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte niveli më i ulët historik deri më tani. Ndërkohë tregtarët euron po ua blejnë qytetarëve mesatarisht me 99 lekë.

Institucionet thonë se shkak për këtë zhvlerësim të euros është sasia e lartë e valutës në treg ndikuar kryesisht prej turizmit e investimeve të huaja, por edhe paraja që vjen nga burimet informale.

Rënia e vazhdueshme e euros po dëmton ndjeshëm eksportuesit duke u tkurrur fitimet. Goditjen më të madhe e ka marrë sektori i manifakturës, pasi eksportet e tekstileve dhe këpucëve janë tkurrur me 123 milionë euro.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë u bën thirrje bizneseve të përshtaten me “normalitetin e ri”, në kursin e këmbimit. Në raportin vjetor të vitit 2023, Banka e Shqipërisë thotë se bizneset nuk duhet të varen nga mbështetja financiare që mund të marrin nga qeveria, por të marrin masa për të përballuar kursin e ri.

“Në planin afatmesëm e afatgjatë, bizneset e këtyre sektorëve duhet të rritin përpjekjet për ristrukturim, në drejtim të rritjes së produktivitetit, të gjetjes së tregjeve të reja dhe të përdorimit më të madh të instrumenteve të mbrojtjes financiare ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit”, thotë Banka në raport.

Vetë sektori i manifakturës ka deklaruar se po punon për ciklin e mbyllur për të prodhimin, që nga dizajni deri tek produkti final do e bënin vetë të pavarur nga kontratat e huaja, por deri tani procesi ka ngecur pasi nuk po disbursohet as garancia sovrane, e vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, që do ti ndihmonte me likuiditet.

 

 

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit

Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit