Policia në Shkodër vijon të jetë në kërkim të personave që kanë kryer 6 vrasjet e fundit në këtë qytet. Pavarësisht se deri më tani kanë qenë 4 të arrestuar dhe të dyshuar si të lidhur me këto vrasje, nuk ka asnjë provë që e lidh Ilir Bajrin, Erogren Brajoviç, Emer Plakun dhe Astmer Bilalin me këto vrasje.
Prokuroria në Shkodër është në pritje të analizave nga laboratori shkencor, nëse ndonjë nga armët e sekuestruara është përdorur në vrasjet e fundit. Grupi hetimor shpreson të marrë përgjigje pozitive nga laboratori për këto armë, çka mund të çojë edhe në identifikimin e autorëve të vrasjeve në Shkodër.
Ilir Bajri, Emer Plaku, Astmer Bilali dhe Erogren Brajoviç nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave të ngritura nga Prokuroria. Ata thanë se nuk janë pjesë e ndonjë grupi kriminal dhe se nuk kanë lidhje me vrasjet e ndodhura në Shkodër.
Paralelisht uniformat blu në qytetin verior janë në kërkim të personave të anëtarëve të tjerë të fisit Bajri, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë kontrolleve të RENEA-së.
Pas ndërhyrjes së RENEA-së qyteti i Shkodrës i është rikthyer normalitetit dhe situata është qetësuar. Kjo lidhet edhe me faktin se disa prej anëtarëve të grupeve kriminale janë larguar nga Shkodra pa nisur ende kontrollet e RENEA-së. Frika për ndonjë arrestim të mundshëm ka bërë që personat e skeduar nga Policia të largohen nga Shkodra.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për 6 personat e vrarë muajt e fundit në qytetin verior. Vrasjet e muajve të fundit dyshohet se kanë ndodhur për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe gjobave që mund tu jenë vendosur biznesmenëve të ndryshëm.
Bajret jane bajraktaret e Shkodres sot...te vrasin dhe si let qimja. Ata bashke me deputetin e tyre Luan Harusha nje gdhe dhe tutor ne Itali e Gjermani. Me shtetesi italiane deputet ne Shqiperi dhe i zgjedhur nga familja kriminale Bajri.
PërgjigjuDhe ky Ilir Bajri,qenka arrestuar dy vite me pare,per atentat ne mes te qytetit,sebashku me vellane e vet. Se pse eshte i lire,hajde merre vesh. Hajde shtet hajde.
PërgjigjuT tregoj une Ahmed: Iliri, Behari dhe Bledari shkembejne zjarr me 2 cuna ne mes te Shkodres. Gjate ikjes makina me te cilen udhetonin del nga rruga dhe Zoti tregohet zemergjere me vrasesit!!. Tek BMW e permbysur policia gjen 1 AK-47 dhe 1 pistolete gezhojat e te cilave perputhe me gezhojat e vendngjarjes ne qender. Ne perfundim gjykata arsyeton se drejtuesi i BMW ka mbajtur timonin, ka qelluar me automatik dhe me pistolete njekohesisht dhe e shpall fajtor per 2 tentativa vrasje dhe armembajtje pa leje. Ndersa Ilir dhe Bahar Bajri denohem 6 muaj per MOSKALLEZIM KRIMI!!