TIRANE - Ekipi kombëtar i futbollit është grumbulluar në qytetin e Durrësit për ndeshjen me ekipin e Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më datë 7 qershor në stadiumin kombëtar 'Qemal Stafa'. Disa nga futbollistët e kombëtares kanë mbërritur në Durrës dhe po vazhdojnë përgatitjet në pritje të pjesës tjetër të futbollistëve dhe orës së ndeshjes.
Një nga futbollistët që ka mbërritur në Durrës dhe që do të zbresë në fushë për herë të parë me kombëtaren kuqezi është Jurgen Gjasula. Futbollisti, pasi mori pasaportën shqiptare ndihet i lumtur që do të luajë. Në prag të ndeshjes mesfushori i Duisburgut në Bundesligën II shprehet se mezi pret të luajë para publikut, për të dhënë kontributin e tij në sfidën me Norvegjinë.
"Përballja me Norvegjinë do të jetë vendimtare për Shqipërinë përsa i përket objektivit për të siguruar pjesëmarrjen në finalet e botërorit të Brazilit. Në aspektin personal do të jetë një ndeshje e vecantë, pasi zbres për herë të parë në fushë përballë publikut kuqezi. Shpresoj që debutimi do të jetë i suksesshëm.
Shqipëria ka mjaft shanse që të arrijë zonën e 'play off-it' dhe për këtë do të jap maksimumin në fushë" deklaron Gjasula. Lista e trajnerit De Biasi për ndeshjen për Norvegjinë pritet që të ketë surpriza, pasi De Biasi pritet që të lërë jashtë formacionit dy futbollistë që janë thirrur rregullisht në ndeshjet e kombëtares për këtë edicion të eleminatoreve për Botërorin.
Kështu Hyka, Bakaj, Teli, Vangjeli, Vrapi janë në dyshim për këtë ndeshje. Motivi i mos thirrjes në kombëtare është i dyfishtë, e parë forma jo shumë e mirë, ndërsa arsyeja e dytë është thirrja e shumë futbollistëve të rinj debutues për këtë ndeshje. Konkurenca ka qenë mjaft e madhe dhe tekniku italian ka vendosur që t’i besojë më shumë risisë që do të ofrojnë të rinjtë që kanë marrë edhe pasaportën shqiptare.
Por, De Biasi duhet që ti ketë bërë llogaritë shumë mirë, pasi për këtë ndeshje do të mungojnë për shkak kartonash edhe dy futbollistë kryesor si Roshi dhe Vila që luajnë nga krahët.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Rdaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com