Urim Gjata, punonjës I doganës së Kapshticës akuzon drejtpërdrejt shefin e rendit në Pogradec dhe policinë e shtetit se po abuzojnë me detyrën dhe uniformën. Në një intervistë për "Shqiptarja.com", Gjata activist i njohur i PD-së në vend dhe në Greqi, thotë se i ka nisur mesazh edhe kryeministrit
Berisha dhe ish-drejtorit të Policisë së Korçës, Berndard Çaushajt, aktualisht drejtor në Tiranë, por nuk ka marrë përgjigje.

Cili është problemi juaj z.Gjata?
Unë quhem Urim Gjata dhe aktualisht jam polic në doganë në Kapshticë. Desha të di se kush janë këta horra që arrijnë deri tek fëmijët tanë.

Çfarë janë këto raste se nuk e kam të qartë?
Ta them unë. Unë shkoj në komisariat për një problem dhe shefi I komisariatit të Pogradecit Kujtim Isai, i thotë vajzës sime jam shok i babait tënd dhe çfarë halli ke? Vajza ime bën denoncim. Sepse ai thotë që unë kam një denoncim që policia shqiptare nuk arrin dot se një tufë shk.. dhe ku… në policinë e Pogradecit, të cilët vijnë shkojnë me prostitute dhe i çojnë nëpër bordello. Unë kam edhe një regjistrim për të treguar se çfarë bëhet. Me ca ku. që janë shefa policie, sheaf rendi, të komisariatit të pogradecit dhe të Korçës. Se në qoftë se dua unë të zë dashnore ze 700 në ditë nga halli që kanë, nëse do të abuzoja me detyrën. Pra në qoftë se një vajzë vete në komisariatdhe kërkon ndihmë për vëllanë dhe ti t'i kërkosh asaj trupin e saj ta harrojë se unë e shkër… Megjithatë unë kërkova ndihmë, por ata nuk e dhanë dot.

Kush ka abuzuar me vajzën tuaj?
Është shefi i komisariatit, Kujtim Isai. Një polic ka vrarë veten vetëm për këtë fakt. Është një njeri që prek femrat dhe ngacmon edhe pastrueset e rrugëve. I përket asaj race të poshtër që nuk ke ku gjen më. Këta marrin prostitutat i futin në birucë dhe aty i përdhunojnë. Këta shkojnë në një lokal në Hudënisht dhe atje kalojnë kohën në prostituta. Komisariati I Pogradecit është kthyer në një komisarjat prostitutash. Unë I kam thënë edhe Drejtorit të Policisë së Korçës Bernard Çaushajt, por këta nuk dëgjojnë. Të thashë këta marrin prostitutat i futin në komisariat dhe aty I përdhunojnë. Fola më shokët më thane: "Jepi Urim, do të japim edhe shtëpi vetëm këputi në mes".

Kjo ndodh vetëm në Pogradec?
Nuk e di ndodh dhe në Korçë, nuk e di. Problemi është se shefat si Kujtim Isai janë nga ata që shkojnë me prostitute nëpër bordello.

E ke denoncuar këtë rast?
Çupa ime ka bërë një denoncim, i cili nuk është protokolluar. Problemi është se një polic ka vrarë veten vetëm prej Kujtim Isait.

Kush është ky?
Pyet në Pogradec dhe ta thonë kush është. Njërin e kanë rrahur në mes të rrugës dhe ky ka bërë denoncim, por e kanë kërcënuar. Kujtim Isai vete natën me ato gratë që fshijnë rrugët. Dhe një polic që vrau veten në komisariat sepse Kujtim Isai i mori gruan. Plus kësaj është një shef rendi që ngacmon vajzat edhe në rrugë. Po të vish në Porgadec dhe ta pyesësh kush është filani, do të thonë që është një batakçi, një mascara që ngacmon vajzat tona. I kam çuar mesazh Sali Berishës dhe shefit të komisariatit të Korçës, Bernardit. Ka një muaj ky problem.

Por Bernardi është zhvendosur në Tiranë
Është miku im nuk ka problem. Kujtimi Isai është i tillë sa ngacmon jevgat që fshinë rrugët. Shteti shqiptar nuk ka arritur deri atje sa shefi i rendit të ngacmojë vajzat.Vajza ime bën një denoncim i cili nuk është rregjistruar dhe nuk është protokolluar. Ne kemi një shef krimesh që është Kujtim Isai i cili meret me prostitutat.

(aq/shqiptarja.com)