Gjata: Spitalet po braktisen nga
mjekët specialistë,ikin në Gjermani

Gjata: Spitalet po braktisen nga<br />mjekët specialistë,ikin në Gjermani
Shumë shpejt spitalet e vendit do të jenë të braktisur nga mjekët specialistë, kjo jo vetëm për faktin se ata që janë diplomuar për mjekësi kanë zgjedhur të punojnë si mjekë familje, por edhe sepse shumë mjekë po emigrojnë drejt Gjermanisë. Kjo u konfirmua nga rektori i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

"Një faktor tjetër është largimi i madh i mjekëve nga Shqipëria sidoms drejt Gjermanisë i cili ka nisur këto vitet e fundit, për shkak të lehtësiarave që ka në Gjermani për të filluar punë nëse jep vetëm provimin e licensës në Gjermani. Kjo ka bërë që shumë mjekë të ikin nga Shqipëria që mund të përbëjë shumë shpejt një problem shumë të rëndësishëm për sistemin shëndetësor shqiptar", shprehet Gjata.
 
Këtë vit, numri i mjekëve që kanë hyrë në regjistrimet paraprake për specializim, është përgjysmuar, ndërkohë që është rritur numri i kuotave.

"Ajo që bië në sy sivjet është se është ulur numri i aplikantëve. Nëse vjet ishin rreth 900 aplikantë dhe ishin 97 kuota, sivjet është ulur numri i aplikimeve. Besoj se një faktor i rëndësishëm ka të bëjë me një pjesë të njerëzve që mund të jenë stabilizuar si mjekë familje dhe ndoshta mund të mos kenë interes të aplikojnë për specializime", thotë.
 
Në vendin tonë çdo vit dalin rreth 200 mjekë, ndërkohë që nevojat e vendit janë shumë më të mëdha. Tirana ka mbipopullim të mjekëve shprehet Gjata, për shkak të mundësisë së karrierës, ndërsa spitalet e qyteteve janë bosh.  

arben gjata

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit