Gjata te '5 Pyetjet': Kemi tepricë tamponësh, 3 mijë mjekë e infermierë rezervë! E pamundur liria me pikatore

TIRANE-Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' u shpreh se Shqipëria ka tepricë tamponësh për të bërë analiza, por po respektohen udhëzimet e OBSH-së. "Ka tepricë tamponësh, Shqipëria mund të bëjë edhe mijëra tamponë në ditë. Në QSUT është duke u përgatitur laboratori i dytë mbasi të certifikohet nga ISHP" tha ai. Arben Gjata u shpreh se më e keqja nuk ka kaluar ende, prandaj kërkoi që respektojmë masat e vendosura nga qeveria. 'Më e keqja nuk ka kaluar. Jemi në një fazë. Jemi në një gjendje të stabilizuar".

I pyetur mbi paralajmërimin e kryeministrit Rama për lirinë me pikatore, Gjata tha se "Fjalët e kryeministrit u reflektuan me një shkelje masive të rregullave dhe nëse nuk bëhen të ndërgjegjshëm se bëhet fjalë për jetën e tyre. Nëse nuk zbatojnë rregullat e distancimit social është gati e pamundur që të lirohet kjo situatë, pasi qytetarët duhet të zbatojnë edhe në praktikë rregullat. Ndoshta ka ardhur koha... në Lombardi e kishin bërë të detyrueshme daljen me maska. Ka një debat mes ekonomistëve dhe mjekëve, por nëse do ta lirojmë do të kemi humbur jetët dhe do të humbim ekonominë. Dje në Suedi ishte diskutuar vendosjen e masave" tha ai.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha se Shqipëria ka 3 mijë mjekë, infermierë, sanitarë dhe stomatologë në dispozicion të situatës nëse do të jetë e nevojshme, ndërsa ka filluar trajnimi i tyre.

"Ne kemi mjekë dhe infermierë të lirë në shtëpi. Dy javë punon një grup mjekësh dhe infermierësh dhe dy javë grupi tjetër. Për të pasur një grup të rëndësishëm në gatishmëri për ata që mund të preken nga virusi. Para disa ditësh një nga infermieret e kishte nënën të sëmurë me COVID rezultoi pozitive, por gjithë personeli tjetër që kishte punuar me atë rezultoi negativ, ne prapë i lamë një javë në shtëpi dhe rithërritëm atë pjesë që ishte në gatishmëri. Kemi mbi 3 mijë njerëz, mjekë, infermierë, sanitarë, stomatologë e studentë që janë pjesë e rezervave. Dhe sot filloi edhe trajtimi i këtyre. Në rang vendi përfundoi trajnimi i gjithë personelit" tha Gjata.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!