Gjatë jetës sonë kemi dy dashuri të mëdha

Gjatë jetës sonë kemi dy dashuri të mëdha

Gjatë jetës sonë ne kemi dy dashuri të mëdha

Thonë se gjatë jetës sonë kemi dy dashuri të mëdha. Një me të cilin/cilën do të martohesh ose do të jetosh përgjithmonë, mund të jetë babai ose nëna e fëmijëve tuaj: me këtë person do të fitoni kuptueshmëri maksimale për të qëndruar së bashku në pjesën tjetër të jetës suaj.

Dhe thonë se ka një dashuri të dytë të madhe, një person që do ta humbisni përgjithmonë. Dikush me të cilin keni lindur të lidhur, të lidhur aq fort, saqë forcat e kimisë i shpëtojnë çdo lloj arsyeje, dhe gjithmonë do t’ju pengojnë të arrini një fund të lumtur. Derisa një ditë të ndaleni së provuari, do të hiqni dorë dhe do të kërkoni një person tjetër që do të takosh. Por nuk do të kaloni një natë të vetme pa pasur nevojë për një tjetër puthje, apo edhe një tjetër debat.

Gjithkush e di se për kë flitet, sepse ndërsa lexoni këto rreshta, emri i personit ju erdhi në mendje. Do shpëtoni prej tij apo prej saj dhe do të pushoni së vuajturi, por nuk do të kalojë qoftë edhe një ditë që nuk do të dëshironi ta keni aty e t’ju shqetësojë. Sepse nganjëherë ju çlironi më shumë energji duke biseduar me atë që doni, sesa duke bërë dashuri me atë që e vlerësoni.

Dashuria është gjithmonë e re. Nuk ka rëndësi nëse duam një herë, dy herë, dhjetë herë në jetë: gjendemi përherë përballë një situate që nuk e njohim. Dashuria mund të na shpjerë në ferr apo në parajsë, sido që të jetë na shpie gjithmonë diku. Është e domosdoshme ta pranojmë, sepse ajo ushqen nevojën tonë. Nëse nuk e pranojmë, do të vdesim urie edhe pse do të shohim degët e pemës së jetës, të mbushura me fruta: nuk do të kemi kurajon që të zgjasim dorën e t’i këpusim. Është e domosdoshme ta gjejmë dashurinë atje ku ndodhet, edhe pse kjo do të kërkojë orë, ditë e javë zhgënjim dhe trishtim. Sepse në momentin kur nisemi në kërkim të dashurisë, edhe dashuria niset drejt nesh. Dhe na shpëton.

Paulo Coelho


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU