Mesatarisht gjatë muajit prill, 33 biznese kanë bërëkërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditëson çdo ditë, vetëm gjatë muajit Prill kaluan nëstatus pasiv 1000 biznese në të gjithëvendin.
Prej fillimit të vitit dhe deri më tani kanë kaluar nëstatusin pasiv 4,222 biznese me një rritje prej 7% nëkrahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë.
Numri më i madh i bizneseve të mbyllura është shënuar gjatëjanarit, ku bënë kërkesë për të kaluar nëgjendje pasive rreth 1400 biznese, 12% më shumë se në janarin e 2018-s.
Kalimi në status pasiv, me kusht
Megjithatë në raport me një vit më parë ritmi i rritjes së bizneseve që kalojnë në statusin pasiv ështëngadalësuar. Me ndryshimin e procedurës tatimore, bizneset nuk mund të kalojnënë statusin pasiv pa mbyllur të gjitha detyrimet me Tatimet.
Shumë tatimpagues për t’iu shmangur detyrimeve tatimore, vendosnin të kalonin subjektin në statusin pasiv. Pezullimi ishte pa asnjë kusht. Duke pezulluar aktivitetin, ato shmangin pagesën në kohë të detyrimit tatimor. Tatimpaguesit janë të detyruar që para se të kalojnë në statusin pasiv të paguajnë detyrimet.
Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:
• nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
• nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
• deklaron në QKB pezullim veprimtarie tregtare dhe paguan të gjitha detyrimet tatimore.
Për të shmangur detyrimet tatimore, apo për të mos paguar ndonjë gjobë të marrë, bizneset që kërkonin të bënin shmangie, kalonin në statusin pasiv.
Për periudhën që biznesi qëndron në regjistrin pasiv, tatimpaguesi nuk paraqet deklarata periodike tatimore dhe ndaj tij nuk llogariten gjoba për mosdeklarim. Tashmë, nenit 44 në ligjin për procedurën tatimore, i është shtuar pika 4/1, i cili përcakton se kalimi në regjistrin pasiv do të bëhet vetëm pasi QKB të verifikojë më parë pagimin e detyrimeve tatimore nga ana e tyre.
Në regjistrin e subjekteve pasive janë rreth 120 mijë biznese. Vetëm gjatë vitit 2018 kaluan në regjistrin pasiv 15,249 biznes, nga 9,419 që kishin kaluar një vit më parë, rreth 60% më shumë.
Kujdesi kur faturoni NIPT-e pasive
Sa herë që kryejnë një transaksion, bizneset duhet të verifikojnë nëse subjekti që faturojnë është me status aktiv, pasi nëse rezulton se është me status pasiv, ata gjobiten me 10 mijë lekë. Që nga janari, ky verifikim është shtuar në një punë shtesë për ekonomistët e subjekteve, që janë ankuar shpesh se pse duhet të penalizohen subjektet active për këto faturime.
Sipas kodit të procedurave tatimore, do të konsiderohet shkelje administrative, çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, të cilët në datën e kryerjes së transaksionit rezultojnë të jenë me status pasiv.
Ndëshkime ka dhe për subjektet aktive që faturojnë biznese pasive. “Me përjashtim të transaksioneve të kryera nga subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, shitjes së energjisë dhe ujit për konsumatorët finalë, sigurimeve, si dhe në rastet kur janë lidhur kontrata afatgjata “leasing”, do të konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktiv, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpagues të cilët janë me status pasiv”, kanë bërë të ditur tatimet. MONITOR
A KA NDONJE DYQAN BOSH NGA ATO QE KAN MBYLLE APO KAN FALIMENTUAR NE TIRANE?
Përgjigju