Gjekë Marinaj sjell shqip
poetin e shquar vietnamez
Libri i poetit të njohur vietnamez Mai Văn Phấn (Mai Van Fan) është sjell në shqip nga përkthyesi Gjekë Marinaj.
TIRANE- Libri i poetit të njohur vietnamez Mai Văn Phấn (Mai Van Fan) është sjell në shqip nga përkthyesi Gjekë Marinaj. Librin gjendet në Festivalin e Librit dhe Artit që po zhvillohet ne Tiranë. Në libër përfshihen 55 poezi të cilat paraprihen nga një hyrje bio-analitike nga Marinaj dhe mbyllen me një intervistë me poetin vietnamez, ekskluzive për lexuesin shqiptar. Pyetjes se si ndjehet ai kur shikon poezitë të përkthyera në gjuhë të ndryshme, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe, Mai Văn Phấn i përgjigjet: “Edhe me mua ndodh e njëjta gjë si me poetët e tjerë; kur rritet numri i lexuesve të poezisë ndjehem shumë i gëzuar.
Unë kam jetuar, krijuar dhe vuajtur brenda vorbullës së krijimit. Kam pranuar dhe zgjedhur kuintesencën e prirjeve letrare të botës me dashurinë dhe përgjegjësinë që i ka hije një qytetari Vietnamez. Dhe kur krijimet e mia përkthehen në gjuhë të huaja, ndjej vetëbesim që në të ardhmen ta afirmoj edhe më shumë karakterin vietnamez në poezinë time.” Siç dihet, Dr. Gjekë Marinaj vazhdon të shkruajë poezi, prozë dhe ese akademike në anglisht, por vëmendje të madhe kohe dhe studimi i ka përkushtuar edhe artit të përkthimit.
Ai e sheh si një shërbim më të madh ndaj njerëzimit të përkthejnë ndonjë kryevepër të panjohur sa e si duhet, se sa të botojnë vetëm nga krijimtaria e vet. Marinaj ka botuar disa libra me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Deri tani ka përkthyer pesë libra nga shqipja në anglisht dhe nga anglishtja në shqip, duke përfshirë këtu edhe një antologji me poezi epike të eposit të veriut në Anglisht (me Frederick Turner).
Shkrimi u publikua sot 26 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Izraeli godet Libanin, sulme hakmarrëse me raketa ndaj bazave të Hezbollahut
22 Mars, 22:47
-
Ora e Tokës, Kulla Eiffel në Paris fik dritat për 1 orë (VIDEO)
22 Mars, 22:43
-
SHBA/ 3 adoleshentë të vrarë dhe 15 të plagosur në një sulm me armë gjatë një shfaqje makinash
22 Mars, 22:28
-
Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik
22 Mars, 22:20
-
Eduard Zaloshnja: Trasparenca e KQZ-së për votimin e emigrantëve duhet të vazhdojë deri me 11 maj
22 Mars, 22:10
-
Greqi/ Përleshje me thika mes shqiptarëve në ‘zemër’ të Selanikut, 2 të plagosur në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike! Momenti i ngjarjes (VIDEO)
22 Mars, 22:00
-
Rusia është ekonomi lufte, ja pse nuk e do paqen
22 Mars, 21:49
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38
-
Ylli Pata: Dueli repist Rama-Basha, pse po e vijojnë të dy me kaq qejf?
22 Mars, 21:26
-
Kryebashkiaku i Stambollit del para gjykatës, përplasje të forta mes mbështetësve të tij dhe 5 mijë policëve (VIDEO)
22 Mars, 21:23
-
Trajnerja e shëndetit holistik për Report Tv, Angjeli: Efektet negative të stresit dhe kortizolit të rritur, ja se si të kujdeseni
22 Mars, 21:18
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05