Gjekmarkaj: Kronikë gëzimi për ardhjen e Klintonit

Gjekmarkaj: Kronikë gëzimi për ardhjen e Klintonit

Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton

Kah pasditja gjithçka dukej se po merrte per mbroth. Xhemal Qefalia në fjalen e tij plot nuanca filozofike dhe taban popullor si nderthurje citoi vetë Konfucin. Dijetari antik kinez me kandil në dorë e kishte ndriçuar Xhemen në hullitë e debatit politik. Arsyeja e tij e perjetshme ishte bashkuar me nevojen e perkohëshme të Qefalisë për të lënë mbresa oratorie.

Eduart Ndreca e shihte me admirim dhe kersheri. Ndonjë shenim edhe e merrte. Po kaq efekti Klinton shkaktoi një tjeter habi mbresëlënese . Bela prej kohesh po gatiste një falenderim për Niko nikoqirin po hë sot hë neser gjëja ishte shtyrë. Dje ajo që nuk pritej ndodhi në sytë e të gjithëve. Ngadalë me një perhumbje miresie zbriti dhe u ul pranë nikoqirit.

Ai u gezua  dhe se zinte vendi prej qejfit. Bela e falenderoi për të gjitha kafet që i kishte bërë e sherbyer gjatë kesaj stine të mbushur me zavalle. Llaf është ky u germush plot pathos?! E bëj me kenaqesi. Apo nuk kam blerë nje xhezve të mirë në Selanik e cila e qan kafen turke. Mire e ke mendur e yshti veçse mbushe mire me kafe pa nikoqirllek dhe zieje paq se pastaj me trazon midenë.

Ashtu do bëj premtoi ai plot devocion për besimin e marrë. Gjatë biseduan. Kesisoj Nikua largoi nga xhani edhe atë melankoli të pashpjegueshme që i kishte mbjellur misticizma e Margeritit ndë paradite. Në të ngritur Bela e perkedheli lehte në sup , i dha një laper dashamirse në fytyrë dhe iku duke i lënë peng mirënjohjen.

Tek ne u bë debat i madh në Babo e kishte aktivitet apo privat ardhjen e Bill Klintonit ?! Në fillim ftesat na kishin ardhur nga kabineti i Taos. Varem buzet ! Edhe pse Tao e ka traditë kujdesin per Opozitat properendimore.  Babo nuk do bënte  keq të na e jepte edhe per ca muaj mëqënëse jemi si pa bari.

Babua  që e ka zemren det i ndali tallazet në tonat ! E mori vesh dhe na nisi zyrtarisht ftesat me protokoll per të marrë pjesë. Gaz Bardhi dhe ha  thoshte e nuk behem fasadë me Babon dhe  Lul Braven. Unë dhe Jorida u ngasheryem. Ne shkojmë për Billin more i pashpirt që kaq të mira na ka bërë folëm nën zë , rixha bëna hallall. Pastaj mblodha vetën pse mor haram i thashë  Babua yni është atë kemi Kryevezir që po na qet në selamet. Ti shko tha se je Nën Kryetar Kuvendi po ama bertit , rroftë  Amerika, poshtë Babua, poshtë komunizmi, poshtë Namik Dokle, poshtë Gramoz Ruçi , poshtë Majko që të justifikosh vajtjen. Bertita disa herë por pa mikrofon nuk u degjua kur filloi ziafeti i madh.

Nejse Babua kishte bërë një skenë qerratenjesh  me kalamaja që quheshin Bill Klintona dhe një fjalim plot yndyrë njohjesh dhe maja emocionesh. Arben Pellumbi qante kur Babo foli po ashtu Etjen Xhafaj i cili qante per vete dhe mundohej me një shami ti çukiste lotët Arbenit. E qara na bën mirë thoshte po të fshij vetem ca , të tjerat po ti lë që të duken. Firaun i madh Etjeni do bëjë rrugë. Toni lutej në aramaisht. Kosta i Gramozit dhe Lindites klithte "eureka, eureka".

Mimi di Puccini i pa. Ja dha vajit po aq dhe ajo per solidaritet. Babo ishte në ankth nga  gulshet që zgjoi papritur. Frika se mos ndezej Tezja ishte e madhe. I pa vënger dhe ata u mblodhen.

Pastaj Baca Klinton foli gjërë e gjatë na bëri deshmitarë të historisë. Na takoi me thjeshtësi, ishim skuqur të gjithë si skaldabanjo nga dalldia. Gramozi leshonte pasthirrma oho oho oho. Majko buzeqeshi aq sa bashkoi Kryeministrinë me Komitetin Qendror. Tao u berlyk në lumturi. Dokle u kendell në admirim. Unë si sabotator isha tendosur që të mos dukesha shumë i dhënë.

Por Babo bëri gabimin e jetes. Ai mendon se sa më lart të ngjitesh , sa më pushtet të kesh nuk ke nevoje për njeri. Ka shkeputur shikimin nga realiteti. Aty mungonte Bernard Banushi njeriu , personaliteti që po mbledh copat e opozites si kantidat për Kryeminister në 2025. Atë e pranon Doktori, Meta, Luli dhe Gazi, Unë dhe Jorida. Ai do i punojë qindin  Babos dhe do presë Presidentet e tjerë amerikanë. Bota është portokall. Kur Banushi të mbajë fjalim Babo do e shohë nga divani. Bota rrotullohet.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës