Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur gjatë fjalës së tij në Kuvend se Reforma Territoriale nuk i shërben interesit qytetar, por mbajtjes së pushtetit nga ana e mazhorancës.
"Kam një bindje personale, që sa herë që vijnë propozime për reforma apo ligje, gjithmonë ka një hile. Nëse flitet për Reformën Territoriale, qëllimi nuk është për të administruar Shqipërinë apo për të përmirësuar qeverisjen. Por për të krijuar një anarki administrative me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Fjalët qytetar, dinjitet, predikim, pasurim, kërcasin si arra në gojën e Maznikut, Taulantit dhe të të tjerëve, por nuk bindin askënd. Territori copëtohet, bashkohet, shqyhet ngjitet, ndërsa deputetët socialistë përpëliten. Asnjëherë nuk mendoj se kanë qenë më ngushtë sesa sot. Kjo reformë është si Kushtetuta e vitit 1975. Është jo logjike, jo demokratike dhe jo europiane. Ju po silleni si pushtues, kjo reformë është incest moral, politik e juridik. Një atentat i kryer nga frika", tha mes të tjerash Gjekmarkaj.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Territorialja’/ PD: Po asgjësoni 15 bashki pa konsultim! PS: Asnjë shërbim nuk largohet! ‘Pendohet’ Sinaj, Braçe kritika, qëndron në foltore përtej kohës: S'është reformë








