Gjekmarkaj: Nga Salianji që vetëm shfryn tek Toni që nduk mjekrën

Gjekmarkaj: Nga Salianji që vetëm shfryn tek Toni që nduk mjekrën

Foto ilustruese

Salianji ka ditë që i ngjet Ago Ymerit as ha as pi po vetëm shfryn. Shëndet i thonë -plaç jua rikthen. A u lodhe e pyesin – ç’të duhet ty ja vërtit!? Mire punët – sterrë e zift gjegjet?! Kudo nga kalon dëgjohet potere, zhurmë, zallamahi,  tepsia kusia, kosha që vërtiten neper shkalle, mace që mjaullinë e qen që kuisin. Neper televizione del e tallet me Baben Lul siç e quan prej kohesh dhe tre mbeshtetesit e tij kryesor Urri, Durri e Furri. Ju thaftë goja. Vetem kur e pyesin për rezultatin e 29 Korrikut sikur merr trajtë njerëzore dhe thotë enigmë e madhe do jetë si rezultati ashtu dhe pjesëmarrja.

Ulsiu po punon mbi parathenien e “Librit të Këngeve” i lypi ndihmë Salianjit per ndonjë metaforë borxh dukshem i vrarë në fytyrë nga stresi.

Shpirtkazma që njohim  “mbytu aty” i kishte hungeruar ose kerkoi nga ato Kryezevendes Liderit Muli se ai shquhet në zeje të fjales e sidomos per retorike të zgjedhur.

I gjori Ulsi ka ditë që mbi tavolinen e tij të punes ka mbledhur disa manuale të teorisë së letersisë, teknikave të shkrimit dhe antologji parashtrimesh të zgjedhura. Shkruaj, prish e çirr faqet. Marazet  s’kanë të sosur, dreq o punë, dreq o punë. Ndonjë ditë i vjen të dorezohet kur sheh që tre redaktoret Petro, Ismet Beqiri dhe Bujar Çela nuk gjejnë dakortesi. Petrua preferon vargun e bardhë e pak hermetik. Ismeti liriken popullore nde hije Mallakastre, ndersa Bujari atë me ritem që kendohet e kercehet si “Tomka me shoket e tij” kur gjermani u zu fushen e shoqeruar me lagie gurmazi.

Djersë të ftohta e mornica i pershkojnë kurmin. Ai e di që Babo do të jetë lexuesi i parë dhe ay shejtan të dokendis per punë tekstesh. Kjo është thike me dy presa edhe mundesi jete por edhe jetë në udhekryq. Me mirë syri se nami e ç’me duhej fama e poetit që befas me mbeshtolli i ka thëne vetes. Laerti modest por kembengules e kishte lidhur domixhanin e loteve me zinxhir per doren e majte si të ishte valixhe me kode berthamore.

Subotka, Kryetari i Parlamentit austriak erdhi që paraditë. E pritem me zonjën Etilde. Desh u poqem në diell si simitet në furrë. Zot na ruaj  psheretiva ja u pervelova  unë e nuk merzitet njeri po per Etilden shperthen vaj e gjamë tek mazhoranca. Toni nduk mjekrren, Majko i bie gjoksit me grushte si vajet në Kukes, Mimi di Puçini zaliset  dhe trandet per dhe si një lis, Tao pikellohet per bën kurajo, i paudhi Etjen shtiret sikur. Edepsez i madh ai. Klosi ngurtesohet në heshtje si bilbilenjtet para litarit.

Kosta i Gramozit dhe Lindites ky zedhenes sihariqesh dhe myzhdesh ma bëri mendjen çorbë që të marr rrugen e Rinasit.  Më punoi rreng. Shko tha se gjëra të mira na presin. Kryetarja ka bërë trigona se Subotka i ka qejf. Goja lëng ne. Kur erdhi puna për të ngrënë dreken epo tha ska vënd. Për të ngrënë beraqavers jemi me oreks si parti, hame vetë që të thajmë piten, opozites i lęmë protokollin e sikter. Harami. Nuk thonë kot druaji grekerit edhe kur të bëjnë dhurata. Do ankohem tek leberit që ta kthejnë në rrugen e perendisë.

Subotka mbajti një birinxhi fjalë. Edona Muzhaqi me bluzen e Holandes veshur mejtohet dhe gezohet kur shesh sesi Republikes së Babos i shtohen dashamiret. Çuçin e bezdis shumë vapa nuk u duk. S’ka faj: shqipot në zheg bëhen nervoz dhe çojnë doren në patllake bam aty e bam ketu ja heqin njëri-tjetrit. Ç’kusure kam unë kuturis me Ikonomin e cila e keshillon  që të mos humbasë kurrë besimin tek rastesia, shiu, fresku dhe puhiza të cilat qetesojne mendje e xhanë. Olta rastesisht keqyr Gaz Bardhin dhe shikimi i perzhitet. i duket si dreq. Firauni do me marrë të keqen u degjua nën zë fraza. Jorida Tabaku krejt gri do me ç’do kusht të dalë nga kronika. Nuk dua më thotë më mirë një fund i tmerrshem se një vemendje pafund. i lutet Dhurata Çupi mos e bëj ketë, një sakrifice tjeter  per ne siç gjithmonë i bën. Mos aman mos do e marrë Bana pjesen tënde dhe duket sikur ja bëjmë me sy rithemelimit. Aty sikur u trondit dhe premtoi që do ta rimendonte vendimin tragjik.

Në sallë nuk ishte as Tigrushi gjithnjë e më i humanizuar edhe pse shoket kur vjen bëjnë sikur nuk e shohin. Eh si behet njeriu i padukshem. Keshtu është kur ja thinji mjekrren Babos more shkanduj. Niko Nikoqiri e di mirë këte dhe ja thoshte gjithmone Ditmarit kur barisnin kodrat gjithçka bëj po Babos mos ja bëj shpirtin gropë. Margeriti i tha Evis Kushit “detyra e njerëzve të kultures është që të mbledhin dyshime ( pos Babos) dhe të jo të korrin qartesi”!

Shpirti letrar i Klevis Xhoxhit triumfoi mbi rrethanat kur ai u lexoi kolegeve vargjet e dites.

“Humbi Qeveria në të thella

Ne Kuvend nuk është Bela

Pa Belushen sot e mot

Kjo salle duket si pa zot”

Pasthirrma me doli vetë.

“O  Klevis o djale i mbare

Qenke kriptokengetar”.

Subotka flet Çyrbja mban shenime per tu thelluar në standarte demokratike. Habi e Eni Zakesh e shoqeron si re e ze prej se ciles pritet shi. Frida po kaq madje as Rektorin e Akademise se barinjeve me kaq patos se kishte ndjekur. Subotka në dalje nga salla, u ndal tek Tao per të rikujtuar kohet e vjetra kur piqeshin si xhananer me ndonjë puro dhe konjak nga ai që nuk pihet veresie.  Moteve andej nga Viena, ku qanin hallet e Europes së trazuar nga paudhesite piqeshin. Modestia i shkelqeu Taos si krem mbi fytyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur