Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka kritikuar politikën e jashtme në vend, ku thotë se marrëdhëniet ndërkombëtare janë kthyer në monopol të kryeministrit dhe se të gjitha i vendos vetë pa pyetur as opozitën. Gjekmarkaj thotë se kryeministri Edi Rama është bërë kryediplomati i Shqipërisë, duke e zhvlerësuar kështu Ministrinë e Jashtme.
“Politika jonë e jashtme në fakt është e brendshme dhe ajo e brendshmja nuk u bë kurrë e jashtme. Në pamundësi për t’i ndërruar imazhin një shteti të përzhitur nga historia, korrupsioni e banaliteti, vënë shtetin në dispozicion të imazhit personal. Zero probleme me fqinjët u tha dikur me piskamë e zenit. Ja ku jemi te zerimi i problematikes me Greqinë. Kemi hequr dorë nga paketa e problemeve, nga trajtimi i tyre. Ulja në dukje e retorikës midis dy vendeve është shoqëruar me tërheqje , me lëshime ndaj dramës çame dhe me braktisje ndaj halleve e kërkesave të emigrantëve. Harresa ndaj ligjit të luftës u pa si e vetmja rrugëdalje nga premtimet e shumta për heqjen e tij, por ai rri ende i shkruar si monument turpi e kërcënim i së shkuarës. Një mungesë transparencë se si bëhet politika e jashtme na shfaqet në çdo kërkim. Pa një konsultë paraprake hartohen dhe firmosën marrëveshje mes shtetesh pa marrje mendimi të institucioneve. Marrëdhëniet ndërkombëtare prej kohesh, janë monopol i kryeministrit i cili gjithë politikën e tij të jashtme e bazon tek e ashtuquajtura diplomaci personale. Fjala vjen, kryeministri ynë, duke lënë në hije MPJ prej disa vitesh ka vendosur një standard marrëdhëniesh dypalëshe me Serbinë, të cilat kanë tejkaluar jo rrallë marrëdhëniet tona me Greqinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut se fundi edhe Kosovën. Prej se kryeministri u bë kryediplomat, prej se edhe ligji për shërbimin e jashtëm ndryshoi për t’i dhënë atij gjitha kompetencat, askush nuk ka mekanizmat dhe mundësinë për të bërë një bilanc të politikës sonë të jashtme”, tha Gjekmarkaj.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Më 10 shkurt votohet zgjatja e afateve të vetingut! Alibeaj: Proces i njëanshëm! Balla: Jepini fund politizimit të vetingut! Miratohet marrëveshja me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet
7 Janar, 20:02
-
Kompensimi i ish-pronarëve, përfitojnë 15 mijë qytetarë! Manja: 30 mln euro, shpërndarja deri të enjten
31 Dhjetor 2024, 11:16
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor 2024, 18:17
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor 2024, 15:35
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor 2024, 21:06
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor 2024, 08:49