Gjekmarkaj shigjeton Berishën: Mjaft e përdorët Kosovën për politikën e ditës

Gjekmarkaj shigjeton Berishën: Mjaft e përdorët Kosovën për politikën e ditës

1662626443_Screenshot2.png

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në një fjalim që ka mbajtur sot në Kuvend, ka shigjetuar përdorimin e Kosovës për politikën e ditës, duke mos kursyer edhe Sali Berishën.

“Dua t'ju kujtoj se Shqipërinë dhe Kosovën atë qe ka filluar tek loti si robëri e gjaku si liri e kane bërë të paret poetet, më pas luftarët e diplomatet dhe në fund i kanë kthyer të dyja në milet bahçe personale politikanet”, tha Gjekmarkaj, i cili më pas ju kthye që në vitet 90 kur Berisha si President e përdorte Kosovën dhe figurat e saj për çështje të ditës.

“Jo vetëm kur i quanim miq kosovaret e vëllezër kinezet, as  vetëm për spiunimet që ju bënim intelektualëve të tyre kur vinin këndej, e sigurisht as për burgosjen si mikpritje kur kalonin kufirin në kërkim të lirisë në shtetin amë, as për përbuzjen krahinore e dialektore që shpesh e shfaqem në media e spektakle, as vetëm për termin malok, për kundërvënien ndaj Adem Demaçit ndaj prijësit Ibrahim Rugova, as për etiketimin e tij tradhtar nga ministrat shqiptar, duke ndarë atë populli i Kosovës kishte bashkuar vetëdijen e tij  e shumë më tepër se kaq për trajtimin e Kosovës si gur shahu në lojën e përditshme politike, abuzimin me të për kredo politike, akuzat në lidhje me të se kush është patrioti e kush tradhtari për ti vënë stërkëmbës kundërshtarit me emrin Kosove e kosovar në gojë si salsiçe apo suxhuk, dëshira për ti përdorur politikanet e saj, shkrimtarët e saj si mbështetje politike në Shqipëri, drekat e darkat me ta po kaq”, tha Gjekmarkaj.

Edhe pse ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për Ballkanin e Hapur, fjalimin e tij në Strazburg e quajti si ‘më të kalkuluarin’.

“Foli dhe Kryeministri i Shqipërisë i cili është kundërshtari im politik, që çdo ditë që ai qeveris këtë vend e konsideroj tejkalim të së drejtës, por fjalimi i tij  atje për raportin e Dik Martit nuk mund të kritikohet lehtë, ndoshta më i kalkuluari që ai ka mbajtur, por nga ana tjetër në këto 9 vite ai ka marrëdhëniet më të këqija me Kryeministrat e Kosovës dhe një nivel formal retorikë bashkëpunimi të çdo natyre”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Interpelancë për sezonin veror, Zhupa: Ministrja e Turizmit, të kishte dhënë dorëheqje pas tragjedive! Kumbaro: S’mund të kthehet foltorja e Kuvendit në shtëpi njoftimesh funerale


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion