Interpelancë për sezonin veror, Zhupa: Ministrja e Turizmit, të kishte dhënë dorëheqje pas tragjedive! Kumbaro: S’mund të kthehet foltorja e Kuvendit në shtëpi njoftimesh funerale

Interpelancë për sezonin veror, Zhupa: Ministrja e Turizmit, të kishte dhënë dorëheqje pas tragjedive! Kumbaro: S’mund të kthehet foltorja e Kuvendit në shtëpi njoftimesh funerale

Seancë parlamentare

Tragjeditë e ndodhura gjatë këtij sezoni turisitk dhe mungesa e shërbimeve në plazhe janë çështjet për të cilat diskutuan deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila kërkoi interpelancë me Ministren e Turizmit Mirela Kumbaro. Teksa i përmendi rastet e mbytjeve dhe tragjedinë e ndodhur në Himarë dhe i tha se duhet të kishte dhënë dorëheqjen, Kumbaro iu kundërpërgjigj duke i thënë se Foltorja e Kuvendit nuk mund të trajtohet si shtëpi njoftimesh funerale.

Më pas mori shembull Sarandën duke treguar se cfarë është bërë për këtë qytet dhe sa i lartë ka qenë fluksi i turistëve ndërsa Zhupa iu përgjigj me ironi duke i thënë se do të kishte qenë më mirë nëse do të kërkonte interpelancë më kryebashkiakun.

Deputetja demokrate përmendi edhe ligjin e bregdetit duke e pyetur përse qeveria e mban në sirtar ndërsa mburren me shifrat e turistëve që përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar në një tjetër shtet.

Nga ana tjetër, Kumbaro përmendi artikujt e mediave të huaja që e pasqyrojnë Sarandën si një qytet që preferohet shumë nga turistët për pushimet verore. Edhe për këtë rast, Zhupa e pyeti përse shmang artikujt e mediave të huaja për tragjedinë në Himarë ku u godit për vdekje 7-vjeçarja si dhe për mbytjen e 29-vjeçares britanike gjatë një ekspedite nënujore.

Gjithashtu Zhupa ngriti shqetësimin e plazheve publike duke thënë se nuk ka asnjë plazh të sigurt në vendin tonë apo të certifikuar me flamurin blu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
Gjekmarkaj shigjeton Berishën: Mjaft e përdorët Kosovën për politikën e ditës

1662626443_Screenshot2.png

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, në një fjalim që ka mbajtur sot në Kuvend, ka shigjetuar përdorimin e Kosovës për politikën e ditës, duke mos kursyer edhe Sali Berishën.

“Dua t'ju kujtoj se Shqipërinë dhe Kosovën atë qe ka filluar tek loti si robëri e gjaku si liri e kane bërë të paret poetet, më pas luftarët e diplomatet dhe në fund i kanë kthyer të dyja në milet bahçe personale politikanet”, tha Gjekmarkaj, i cili më pas ju kthye që në vitet 90 kur Berisha si President e përdorte Kosovën dhe figurat e saj për çështje të ditës.

“Jo vetëm kur i quanim miq kosovaret e vëllezër kinezet, as  vetëm për spiunimet që ju bënim intelektualëve të tyre kur vinin këndej, e sigurisht as për burgosjen si mikpritje kur kalonin kufirin në kërkim të lirisë në shtetin amë, as për përbuzjen krahinore e dialektore që shpesh e shfaqem në media e spektakle, as vetëm për termin malok, për kundërvënien ndaj Adem Demaçit ndaj prijësit Ibrahim Rugova, as për etiketimin e tij tradhtar nga ministrat shqiptar, duke ndarë atë populli i Kosovës kishte bashkuar vetëdijen e tij  e shumë më tepër se kaq për trajtimin e Kosovës si gur shahu në lojën e përditshme politike, abuzimin me të për kredo politike, akuzat në lidhje me të se kush është patrioti e kush tradhtari për ti vënë stërkëmbës kundërshtarit me emrin Kosove e kosovar në gojë si salsiçe apo suxhuk, dëshira për ti përdorur politikanet e saj, shkrimtarët e saj si mbështetje politike në Shqipëri, drekat e darkat me ta po kaq”, tha Gjekmarkaj.

Edhe pse ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për Ballkanin e Hapur, fjalimin e tij në Strazburg e quajti si ‘më të kalkuluarin’.

“Foli dhe Kryeministri i Shqipërisë i cili është kundërshtari im politik, që çdo ditë që ai qeveris këtë vend e konsideroj tejkalim të së drejtës, por fjalimi i tij  atje për raportin e Dik Martit nuk mund të kritikohet lehtë, ndoshta më i kalkuluari që ai ka mbajtur, por nga ana tjetër në këto 9 vite ai ka marrëdhëniet më të këqija me Kryeministrat e Kosovës dhe një nivel formal retorikë bashkëpunimi të çdo natyre”, tha ai.

Ora 11:33
Ndërpritet seanca plenare në Kuvend! PS mbledh grupin parlamentar: Duhet të diskutojmë diçka të rëndësishme

Në Kuvend është ndërprerë seanca plenare. Kjo pasi socialistet kanë kërkuar që të mbledhin grupin parlamentar për të diskutuar diçka të rëndësishme.

‘Kërkojmë ndërprerje të seancës, kemi një çështje të rëndësishme për të diskutuar si grup parlamentar. Nikolla:' Kërkesa pranohet pushim 15 minuta’- u shpreh deputeti Toni Gogu.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar dhe cila ishte çështja e rëndësishme që mblodhi me urgjencë grupin parlamentar të PS.

 

Ora 11:09
Kumbaro: Po flas me shifra, se nga shpifjet nuk mbetet asgjë! Zhupa: Do kisha ftuar interpelancë kryebashkiakun e Sarandës se s’na the asgjë

 

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro i cilësoi shpifje fjalët e deputetes së PD, Ina Zhupa dhe zgjodhi të fliste me shifra për të treguar se cfarë ndodh me turizmin në vend. Ndërsa Zhupa e ironizoi se mori shembull Sarandën duke i thënë se më mirë do të kishte ftuar në interpelancë kryebashkiakun e Sarandës.

Kumbaro: Saranda deri para 20 vitesh ka pasur 2 plazhe. Shpif, shpif, shpif por asgjë nuk mbetet, por të themi disa shifra se ato mbeten. Nga 12 janari deri më 30 gusht kemi numër 5 milion e 600 mijë e 67 vizitorë të huaj. Këtu nuk përfshijmë shqiptarët nga Kosova sepse nuk regjistrohen më. Në faqen TripAdvisor mbi 39 mijë komente për Sarandën për vitin 2022. Të kuptojmë sa mirë flasim për Sarandën tonë dhe sa shërbim të mirë i bëjmë destinacioneve kur flasim për Shqipërinë. Aq më tepër i bëjmë mirë komunitetit dhe shëndetit.

Zhupa: Ta dija kisha ftuar interpelancë kryetarin e bashkisë Sarandë, jo ty që s’na the asgjë për turizmin. Saranda është e bukur, por do jetë më e bukur kur të qeveriset nga demokratët. Nuk do them asgjë më shumë vecse ju kur bëtë pushimet sivjet, para hotelit, kishit publik apo privat? Nëse keni parë plazhe publike ka të drejtë Kumbaro. Shifrat që lexon Kumbaro janë parcela në përgjegjësi. Sot do të duhej ti skuqej fytyra për vdekjet që mbajnë emrin e saj.

Ora 10:47
Zhupa-Kumbaros: Pse mbani në sirtar ligjin e bregdetit? Mburresh me turistët që përdorin Shqipërinë si vend tranzit

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa i është kundërpërgjigjur Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro duke i thënë se mbajnë ende në sirtar ligjin e bregdetit ndërsa mburret me turizmin por nuk jep dot origjinën e 500 mijë turistëve.

“Edhe Saranda nuk ka plazh të certifikuar. Nuk e tha këtë se nuk ka ardhur këtu për të pranuar fajin. Nuk tha se cfarë ka bërë ministria e Turizmit që të rriste ardhjen e turistit. Plagë për të gjithë Shqipërinë është mungesa e plazheve publike. Dhe kur flitet për Sarandën, në të gjithë Ksamilin nuk gjen një plazh publik. Në qytet është futur shëtitorja dhe ka mbetur një copë plazhi sa për të thënë që është.

Pse ende mbahet në sirtar ligji i bregdetit? Cfarë vendi jemi ne që nuk kemi ligj për bregdetin? KLSH thotë se duhet vendosur raport i drejtë i plazhit publik dhe privat. Këto nuk janë për opozitë, por është realiteti. Tregoni revistat e huaja, por pse nu ki tregoni cfarë thonë kur futen fadromat në mes të sezonit. Cfarë thonë gazetat anglezat kur u vra e mitura, kur u mbyt turistja angleze që lejoni të bëjë mbytje kush të dojë.

Këto nuk na i citove meqë kishe ardhur me revista. KLSH thotë se ka nevojë reformism. Të dhënat e INSTAT tregojnë që rreth 500 mijë turistë nuk dihet nga e kanë origjinën sepse kanë përdorur Shqipërinë si vend transit për të kaluar dhe nuk kanë qëndruar. Me këto mburret për arritjet e turizmit. Nuk thotë dot 1,2, 3 gjëra. Keni premtuar se Shqipëria do të bëhej si Tajlanda, do arrihej 10 milionë turistë e 100 fshatra do të ishin turistikë ndërsa në fakt u kthyen në vjedhje e grabitje. Ju jeni dhe Kumbara e dhënies me koncesion të Butrintit”, tha Zhupa.

Ora 10:45
Kumbaro i përgjigjet Zhupës: Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh

 

Pasi Ina Zhupa renditi raste të mbytjeve në plazhe, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro iu përgjigj duke i thënë se Foltorja e Kuvendit s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale.

Duke iu referuar situatës në plazhe, Kumbaro e zhvendosi vëmendjen tek fluksi i turistëve dhe duke marrë shembull Sarandën, u shpreh se ka pasur rezervime edhe gjatë muajit shtator nga të huajt.

“Kjo foltore s’duhet të jetë shtëpi njoftimesh funerale apo mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është destinacion i sugjeruar, i përmendur edhe në artikuj të mediave të huaja. Saranda është rasti tipik kur sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por vijon me shtatorin. Ka pasur mbi 32 mijë turistë vetëm në shtator.  Origjina e turistëve për shtatorin është e larmishme. Operatorët turistik e cilësojnë se ky shtator është më i miri për numrin e turistëve.

Sot vlerësohet rikthimi i turistëve nga Europa qendrore. Pas një pause 3 vjecare kemi rikthim të turistëve nordik. Edhe Gjirokastra fitoi nga një fluks i ri turistësh. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat e informacionit turistik. Vetëm në Sarandë, 80 inspektime në 2 muaj e pikut. Brenda në qytet kanë qenë plazhet publike model si nga pastërtia e shërbimeve vrojtuese.Kemi nisur punën për sezonin e ardhshëm. Punët e mira fillojnë në mëngjes thotë populli. Të flasësh për turizmin do të duheshin shumë më tepër seanca se këtë vit, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se cdo vit”, tha Kumbaro.

Ora 10:32
Zhupa interpelancë me Kumbaron: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedive të ndodhura gjatë sezonit turistik! Nuk ka asnjë plazh të sigurt

 

Në interpelancën që ka kërkuar për ministren e Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin e situatës në plazhe duke thënë se nuk do të duhej të bënte këtë diskutim nëse Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen pas të gjitha ngjarjeve të ndodhura sezonin që kaloi.

Sipas Zhupës, në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret, mes të cilave përmend pastërtinë, ujin e testuar, shërbim mbikëqyrje shpëtimi apo pastrim të mbeturinave.

“Dua ta falenderoj Kumbaron që ka zgjedhur të vijë e pamaskuar sic bënte inspektimet në plazhe. Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe njerëz shumë punëtorë, por i mallkuar nga qeveritarë që nu ki kryejnë detyrat e tyre. Mjafton që t’ju kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik, mjafton një google i thjesht që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjecarja etj. A ka përgjegjësi Ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër do isha duke bërë interpelancë me minister tjetër se Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja është përgjegjëse për dhënien e licensave për stacionet e mjeteve, për rrethimin e perimetrit. Nëse do ishin kryer këto, a mendoni se do ishte kryer ajo tragjedi?

Ministrja shkonte natën në Durrës për të inspektuar plehrat, ndërsa ditën lëngonte nga plehrat. Dua t’ju tregoj një skemë. Pikat blu janë plazhet e sigurta dhe Shqipëria nuk ka asnjë të certifikuar në flamurin blu. Nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe që plotëson kriteret.

Plazhi duhet të ketë ujë të testuar çdo javë për pastërti, duhet të ketë hartë me objektet ekzistuese, mbeturinat mblidhen dhe rëra pastrohet, ka shërbim mbikëqyrje e shpëtimi, ka ndihmë emergjente, nuk ka transport motorik në plazh. Janë 32 kritere. Të na thotë vetë për problematikat dhe ecurinë e sezonit turistik të këtij viti”, tha Zhupa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion