Gjelbërimi i aksit Rinas -Tiranë, nis
faza e dytë,Koka: Vijojmë projektet
Pas përfundimit të fazës së parë të gjelbërimit të aksit rrugor Rinas -Tiranë, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka inauguroi fillimin e punimeve të fazës së dytë të këtij projekti.
TIRANE - Pas përfundimit të fazës së parë të gjelbërimit të aksit rrugor Rinas -Tiranë, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka inauguroi fillimin e punimeve të fazës së dytë të këtij projekti.
Ministri Koka ishte i pranishëm tek mbikalimi i Qafës së Kasharit ku filluan mbjelljet e fidanëve të parë. Gjatë bashkëbisedimit me drejtues të firmës së kontraktuar Ministri Koka u interesua për detajet e projektit duke kërkuar rigorozitet dhe zbatim të saktë dhe brenda afatit të të gjithë projektit.
Duke u shprehur për mediat, ministri Koka theksoi se në mbarim të gjelbërimit të segmentit të parë nga aeroporti i Rinasit deri në Qafë-Kashar, tashmë vizitorët kanë një ambient më mikpritës. Në këtë kontest, Koka theksoi se është shumë e rëndësishme që nisma të tilla të shtrihen edhe në akset e tjera rrugore për të siguruar një ambient të bukur dhe të shëndetshëm.
”Pas gjelbërimit të segmentit të parë, nga aeroporti i Rinasit, tashmë qytetarët apo vizitorët që vijnë në Shqipëri kanë një mjedis më mikpirtës. Ndaj është mjaft e rëndësishme të vijojmë projektet për gjelbërimin e akseve rrugore, për të siguruar një ambjent të bukur dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Në këtë fazë, do të mbillen 1500 fidanë në një gjatësi prej 6 kilometrash në segmentin Qafë e Kasharit- Kthesa e Kamzës”.
Projekti konsiston në mbjelljen e pemëve dekorative, 1500 fidanë të mbi 10 llojeve të ndryshme, mes të cilave, dardhë dekorative, frashër, kumbull e kuqe, panje dekorative apo rrap.
Pjesë e këtij projekti janë edhe gjelbërimi i kanaleve anësore përgjatë segmentit rrugor, gjelbërimi i rrethrrotullimeve afër mbikalimeve, si dhe gjelbërimi i trafikndarëseve pas rehabilitimit të këtij segmenti. Gjithashtu do të ketë edhe një impiant modern vaditës. Projekti i financuar nga Ministria e Mjedisit, pritet të mbarojë brenda këtij viti.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21