500 gr mish
500 gr patate
1 qepë
1 karrotë
1 lgj salcë domate
3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Për petën me mbushje:
300 gr miell
100 ml ujë
1 qepë
2 karrota
1 lgj vaj
Kaurdisim mishin e prerë në copa, shtojmë qepën të prerë në gjysmë hëne dhe pak kripë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe vijojmë pak minuta me kaurdisjen.
Shtojmë ujin dhe më pas karrotën të prerë në disqe dhe patatet ne gjysmë hëne. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare duke rregulluar shijen me kripë e erëza. Ndërkohë hapim një petë pasi e kemi zënë brumin me miell, pak ujë, kripë dhe pak uthull. E mbushim petën e hapur me karrotën dhe qepën e grirë imët. E mbledhim petën role dhe e presim në copëza mesatare. Mund ta vendosim në furrë dhe ta servirim me gjellën ose mund t'i shtojmë direkt në tenxheren e gjellës dhe t'i lëmë të gatuhen bashkë.