Gjellë me mish dhe perime
Përbërësit:
250 gr mish viçi

2 qepë të njoma
5-6 qepujka
4 domate
3 lgj salcë domate
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 spec djegës
4 patate të vogla
100 gr qiqra konservë
1 gjethe dafine
1 litër ujë
Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim mishin dhe e lemë të ziejë për 30 minuta. Sapo lëngu të fillojë të shterojë shtojmë qepujkat si dhe patatet. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë ujë ose buljon. Presim në rondele specat dhe i shtojmë në gatim së bashku me qiqrat, domatet e grira dhe salcën e domates. Në fund shtojmë bishtat e qepëve, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, gjethe dafine.
MC/Shqiptarja.com
Komente

