Gjenden të vdekur 9 anëtarë të një familje në Donetsk, Ukraina pretendon se u vranë nga forcat ruse

Gjenden të vdekur 9 anëtarë të një familje në Donetsk, Ukraina pretendon se u vranë nga forcat ruse

Pamje nga vendngjarja

Një familje prej nëntë anëtarësh, përfshirë dy fëmijë të vegjël u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin lindor të Ukrainës, Volnovakha, të pushtuar nga Rusia. Kjo ngjarje ka shkaktuar mjaft zemërim në Ukrainë, ndërsa janë bërë thirrje që të zhvillohen hetime të thelluara.

Imazhet e raportuara nga Zyra e Prokurorisë së rajonit të Donetskut të Ukrainës, tregojnë një skenë të tmerrshme vrasjeje të anëtarëve të familjes, ndërsa ishin të mbështjellë në krahët e njëri-tjetrit.

Ukraina pretendon se familja u vra nga forcat pushtuese ruse. Volnovakha është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi 2022 pas pushtimit brutal të Moskës ndaj fqinjit të saj një muaj më parë, raporton CNN.

Zyra e Prokurorit të Rajonit të Donetskut të Ukrainës tha se disa persona të armatosur me "uniformë ushtarake kërkuan që familja që jetonte atje të lironte shtëpinë për të akomoduar një njësi të ushtrisë ruse" në fillim të këtij muaji.

Kur pronari i shtëpisë refuzoi, "sulmuesit kërcënuan anëtarët e familjes së tij me dhunë fizike dhe u larguan", tha zyra të hënën, bazuar në informacionin paraprak.

Ditë më vonë, personat e armatosur u kthyen dhe "qëlluan të nëntë anëtarët e familjes, të cilët tashmë ishin në gjumë në atë kohë", tha zyra e prokurorit ukrainas.

“Një hetim paraprak është iniciuar në procedurë penale për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës”, tha ai.

Hetuesit rusë thanë se dy ushtarakë rusë u arrestuan të hënën në lidhje me vrasjen e nëntë personave në Volnovakha.

Të dyshuarit e identifikuar janë “ushtarakë rusë nga Lindja e Largët që shërbejnë me kontratë”, tha në një deklaratë Komiteti Hetues i Federatës Ruse për të ashtuquajturën Republika Popullore e Donjeckut.

Një hetim filloi në lidhje me "vrasjen e nëntë banorëve të qytetit Volnovakha, përfshirë dy fëmijë, trupat e të cilëve u gjetën në ambientet e një shtëpie private të banimit me plagë me armë zjarri" më 28 tetor, tha komiteti.

Hetuesit rusë thanë se vlerësimi fillestar për “motivi i krimit ishte një konflikt për baza shtëpiake”.

“Të dyshuarit janë ndaluar dhe dërguar në departamentin hetimor, me ta po kryhen veprime hetimore dhe proceduriale në drejtim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes, si dhe konsolidimit të bazës së provave”, tha komisioni.

Këtë muaj, forcat ukrainase janë përballur kundër një ofensive ruse në Ukrainën lindore, teksa forcat e Moskës godasin zonat e banuara. Ukraina ka urdhëruar gjithashtu evakuime të detyrueshme të civilëve, veçanërisht fëmijëve në zonat afër vijave të frontit në lindje dhe jug.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij