Gjenden rrënojat e avionit algjerian
asnjë i mbijetuar nga aksidenti
Rrënojat e avionit algjerian i cili u zhdukur me 116 njerëz në bord, gjatë fluturimit nga Burkina Faso për në Algjer, janë gjetur në Mali. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Malit Ibrahim Keita, i cili tha se pjesët e avionit janë gjetur në një zonë veriore të shkretëtirës, por nuk ka dhe më shumë detaje.
Rrënojat e avionit algjerian i cili u zhdukur me 116 njerëz në bord, gjatë fluturimit nga Burkina Faso për në Algjer, janë gjetur në Mali. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Malit Ibrahim Keita, i cili tha se pjesët e avionit janë gjetur në një zonë veriore të shkretëtirës, por nuk ka dhe më shumë detaje.
Linja ajrore kombëtare e Algjerisë, raportoi se kishte humbur kontaktet me një nga avionët e saj, i cili fluturonte nga Burkina Faso në Algjer. Fluturimi 5017, me 110 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtare të ekuipazhit mendohet se ka ndryshuar kurs për shkak të një stuhie të fuqishme të motit.
Trupat franceze, të poziconiara në rajon, do të sigurojnë lokacionin, ka thënë zyra e presidentit të Francës. Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka shprehur solidaritet me të afërmit e njerëzve në bord. Ai ka thënë se nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti.
Ndërkohë për shkak të fatkeqësive të mëdha të njëpasnjëshme ajrore, shumë aeroporte në gjithë botën kanë shtuar masat e sigurisë. Por kjo nuk është tragjedia e parë ajrore e Algjerisë. Shkurtin e këtij viti, Algjeria përjetoi një tjetër fatkeqësi, kur një avion ushtarak C-130 me 78 persona në bord u përplas në një rajon malor, ku shumica e udhëtareve humbën jetën.
Ndërsa katastrofa më e madhe e aviacionit civil të vendit është ajo e marsit të vitit 2003, kur motori i një avioni i po të njëjtës linjë ajrore, mori flakë dhe u rrëzua, i mori jetën 102 personave.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22