Gjenden rreth 2500 rrënjë kanabis në 4 fshatra të Shkodrës! Asnjë autor i ndaluar

Gjenden rreth 2500 rrënjë kanabis në 4 fshatra të Shkodrës! Asnjë autor i ndaluar

Kanabisi i sekuestruar

Në disa operacione në malësinë e Shkodrës, policia asgjësoi rreth 2 mijë e 500 bimë kanabisi të kultivuara në 4 fshatra.

Lënda narkotike u asgjësua përmes djegies, por në asnjërin rast policia nuk mundi të identifikojë persona përgjegjës, duke i referuar materialet procedure në prokurori, pa autorë.

'Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, dhe asgjësuan 606 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel dhe asgjësuan 531 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1312 bimë cannabisi. 

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.'- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Osmani takim me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie

Osmani takim me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm e NATO-s: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie