POGRADEC - Trupat e pajetë e dy të rinjëve janë gjetur rreth 24 orë pasi kanë rezultuar të zhdukur në liqenin e Ohrit në Pogradec. Gjatë kërkimeve ditën e sotme polumbarët kanë mundur të gjejnë 100 metra larg bregut trupat e Ardian Kosturi 18 vjeç dhe kushëriri të tij dhe Aleks Kula 14 vjeç.

Ditën e sotme rinisën edhe kërkimet për trupat e dy të rinjve që u mbytën paraditen e djeshme në liqenin e Pogradecit, teksa po notonin, pak momente pasi kishin lundruar me një pedalon të marrë me qira. Viktimat,të cilët i shikoni në foto, të dy nga fshati Libonik i Korçës.

 Pak minuta para se gjendeshin trupat babai i 18-vjeçarit Ardian Kosturit bënte apel që shtohej intensitetetin e kërkimeve.

pogradec
(Në foto:Forcat që bën të mundur gjetjen e trupave pa jetë ne liqenin e Pogradecit)

Kërkimet u ndërprenë mbrëmjen e djeshme për shkak të errësirës.
                                                              
Pasditen e djeshme policia ka arrestuar edhe dy pronarët e pedalonit, Ilia Shyta 63 vjec dhe Çelnik Zyferi 62 vjec, të akuzuar se u kanë dhënë dy viktimave mjetin lundrues me qira, në bashkëpunim me njeri tjetrin, në kundërshtim të plotë me Vendimin e Keshillit te Ministrave, i cili ndalon dhënien për lundrim të këtyre mjeteve për shtetas të moshave nën 18 vjec.
 
 pogradec me logo

Nga Tirana në qytetin e Pogradecit kanë mbërritur 8 polumbarë për të kërkuar për trupat e dy të rinjve. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, policia ka ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupave, të të rinjve Ardian Kosturi dhe Aleks Kula, kërkime të cilat kanë rezultuar pa rezultat për gjatë gjithë ditës. Në Pogradec dje kanë mbërritur polumbarët e forcave Renea.

ardian kosturi, aleks kula me logo
(Në foto: Dy të rinjtë e mbytur në liqenin e Pogradec, Ardian Kosturi (majtas), Aleks Kula (djathtas)

Pas lajmërimit të policisë nga familjarët, uniformat blu kanë arritur të zbulojnë një pedalon me sende personale, me të cilën dy të rinjtë kishin dalë për të notuar. Gjatë kontrolleve të polumbarëve është bërë zbulimi edhe i një bombe të pashpërthyer, të cilën policia e ka larguar menjëherë, duke shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

mbytje ne pogradecpedalon  me logo
(Në foto: Vendgjarja në Pogradec dhe (djathtas) pedaloni që morën të rinjtë) Foto të tjera