Një varr masiv është gjendur në qytetin Iguala të Meksikës, aty ku 43 studentë janë shpallur të humbur që prej 27 shtatorit. Zyrtarët thonë se ende nuk është e qartë nëse trupat e gjetur janë të studentëve, të cilët për herë të fundit u panë duke u marrë me forcë nga trupat policore. Grupi i studentëve kishin udhëtuar në këtë zonë për të marrë pjesë në një protestë për të drejtat e mësuesve dhe diskriminimin e arsimtarëve në zonat rurale. Në përpjekje për t’i ndaluar policia ka hapur zjarr mbi to duke lënë të vdekur 6 persona. Njëzet e dy policë janë nën hetim për këtë çështje.
Dëshmitarët thonë se pjesa më e madhe e të mbijetuarve, shumica praktikantë për mësuesi, janë marrë me forcë në furgonin e policisë para se të raportoheshin të zhdukur. Megjithatë disa kanë mundur të shpëtojnë duke u fshehur dhe kanë kontaktuar me të afërmit pas disa ditësh, ende të frikësuar për jetën e tyre.

Gjatë kësaj periudhe të afërmit e tyre kanë mbajtur protesta për zbardhjen e kësaj çështje dhe kthimin e studentëve pranë familjeve të tyre. Ata kanë ndërmarrë dhe aksione për gjetjen e tyre duke trokitur nëpër dyert e shtëpive të zonës me fotografi nëpër duar për të siguruar informacione mbi fatin e këtyre të rinjve. E gjithë zona kontrollohet nga trupa të armatosur të cilët kontrollojnë makinat dhe kanë siguruar zonën.

Zëdhënësi nga Komisioni për të Drejtat e njeriut, Juan Lopez Villanueva, shprehet se janë gjetur 6 gropa masive dhe përfaqësuesit e tyre janë të pranishëm për të siguruar se proceset për investigimin e këtij rasti do të bëhen në bazë të rregullave dhe procedurave korrekte nga autoritetet zyrtare.
Pavarësisht se zyrtarët qeveritarë kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, mendohet se përgjegjës për këtë akt janë bandat e karteleve të drogës të cilët janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit me aktet e tyre të dhunës, duke numëruar rreth 100,000 viktima që nga viti 2007.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO