ZYRIH - Një 15 vjeçare shqiptare me emrin Kujtesa, e zhdukur që nga 23 shtatori 2014, është gjetur nga policia zvicerane. Lajmi bëhet i ditur nga mediat zvicerane, sipas të cilave, policia zvicerane ka bërë të ditur se Kujtesa 15 vjeçare e zhdukur para 3 muajve është gjetur, dhe ajo është mirë, por refuzon që të kthehet te prindërit e saj.
Sipas policisë së Zyrihut gjetja e saj ka ardhur si rezultat i ndihmës së qytetarëve. Konkretisht ka qenë Alma Kuçuçoviç një mike e të arratisurës e cila ka ndihmuar autoritetet për vendndodhjen e Kujtesës.
Sipas Kuçuçoviç, pavarësisht njoftimit nga ana e saj të policisë për vendodhjen e Kujtesës, sërish gjetja e saj ka zgjatur për disa javë, për shkak se kjo e fundit nuk qëndronte më shumë se dy netë në të njëjtin vend, si dhe modelin e flokëve.
"Unë kam qenë në kontakt me Kujtesën përmes SMS-ve. E njoftova edhe policinë, por shkuan shumë javë derisa policia arriti ta gjejë atë. Kujtesa kurrë nuk flinte më shumë se dy netë në të njëjtat vend. Policia e ka pasur të vështirë ta gjejë atë, pasi ajo ka mundësi t’i ketë ndërruar shpesh stilin e flokëve”. ka zbuluar Alma Kuçuçoviç
"Ajo po shikonte të gjente një banesë të përhershme”, thotë Kuçuçoviç, e cila kontaktoi policinë kur ajo kishte një takim me Kujtësn në Ëinterthur.
Vajza kishte ikur nga shtëpia për shkak të marrëdhënieve shumë të komplikuara me prindërit e saj. Sipas 23 vjeçares Kucukovic, Kujtesa nuk dëshiron të kthehet te prindërit e saj, por se ajo dëshiron të jetojë në një shtëpi diku tjetër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com