Gjendet anija e mbytur prej 300 vitesh, vlen 17 miliardë dollarë

Gjendet anija e mbytur prej 300 vitesh, vlen 17 miliardë dollarë

Anija e Gjetur në detin e Karaibeve

Anija spanjolle “San Hose”, e fundosur prej më shumë se 300 vjetësh në Detin e Karaibeve, jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi sot Instituti i oqeanografisë WHOI.

Zëvendës presidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tre vjet që nga gjetja, ‘në shenjë respekti’ ndaj qeverisë së Kolumbisë.

“San Hose” gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Anija kishte me vete ar dhe argjend me vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive private.

Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksplorojë mbetjet e anijes, vendndodhja e së cilës ishte sekret shtetëror. Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit, transmeton AP.

Vendndodhja e saktë e anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga misteret më të mëdha detare./ATA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen