Arrestimi i babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa, 64 vjeç dhe 37 vjeç u bë pasi në ambientet e biznesit të tyre një servisë makinash u gjet një armë zjarri. Nga hetimet e policisë rezultoi se arma e gjetur ishte arma e përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit më 20 korrik brenda makinë së tij në rrethrrotullimin e  Luleve në Elbasan, poshtë shtëpisë së tij teksa po parkonte makinën.

Arma e krimit, një pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, u gjet poshtë sabratorit të një makine. Arma u zbulua nga një kontroll të forcave RENEA dhe FNSH ditën e djeshme në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin.


Lajmi kryesor:

Zbulohet arma e krimit për ekzekutimin e Ramazanit në Elbasan, arrestohen babë e bir, fshehën pistoletën poshtë sabratorit të makinës