ELBASAN- Mbrëmjen e sotme (27 dhjetor), në një banesë të vjetër prej guri në fshatin Çekrezë të Gramshit janë gjetur disa granata dhe sasi municioni luftarak.
Policia bën me dije se pronari i banesës së vjetër ku janë gjetur granatat nuk jeton më. Mësohet se municioni luftarak ishte futur brenda disa arkave të vjetra.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.
Komento