ELBASAN - Një armë e tretë është gjetur nga policia që dyshohet se është përdorur nga autorët e masakrës së mbrëmjes të së mërkurës në Elbasan. Rreth 500 metra larg lokalit ku u lëshua breshëri automatiku e ku humbën jetën tre persona, policia gjeti një kallashnikov. Arma e zjarri dyshohet se është hedhur pranë shinave të trenit nga autorët e vrasjes së trefishtë. 

Më herët grupi hetimor gjeti në lokalin e kompleksit "Univers" në pronësi të familjes Çapa,  65 gëzhoja plumbash të lëshuar nga 2 armë automatike.

kallashi
Arma e trete automatike e gjetur nga policia

Gjendet dy automatike dhe 65 gezhoja, 46 te shoqeruar
Gjatë  gjithë  natës  Forcat  Renea,  FNSH  dhe  Policia  e  Elbasanit  kanë  ushtruar  dhjetra  kontrolle  në  banesa,   në  Elbasan,  Peqin,  Cërrik,  Librazhd  e  Gramsh.
Gjithashtu  janë  kontrolluar  në  akset  rrugore  e  në  qytete  automjete  të  dyshuara  që  mund  të  lëviznin  autorët.
Janë  krehur  me  këmbë  zona  koodrinore  e  fushore ku  dyshohej   se  mund  të   fshihenin  autorët  apo  mund  të  kishin  braktisur  makinën.
Si  dhe  janë  kontrolluar  mbi  150  garazhe makinash  në  hyrje  të  pallateve.
Janë  shoqëruar  për  verifikim  46  shtetas.
Ndërkohë  grupi  hetimor  ka  sekuestruar  në  vëndin  e  ngjarjes :
  • 2  armë   zjarri  automatik  që  dyshohet  se  i   kanë  lënë  në   vëndngjarje  autorët  e  krimit, 
  • dy  krëhëra  pa  fishekë
  • një  krëhër  me  26  fishekë
  • 65  gëzhoja
Një  grup  Specialistësh  të  Krimeve  të  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  së  Shtetit,  të  kryesuar  nga   Drejtori  i   Krimeve  të  Rënda,  në  bashkëpunim  me  Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  Elbasan  si  dhe  me  Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  po   vijojnë   punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)