Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është kërcënuar me jetë nga një 27-vjeçar. AI ka kërcënuar me jetë atë dhe vajzën saj. Mediat italiane bëjnë me dijë se është identifikuar autori. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar të papunë, i cili banonte në provincën Arezzo. Arsyeja e kërcënimit të kryeministres, sipas deklaratave të tij në polici, ishte heqja e mbështetjes sociale.
“Nëse e heq mbështetjen për të papunët, do të të vras ty dhe vajzën tënde”. Ajo dhe vajza e saj duhet të vriten”, ishin këto disa nga mesazhet e dërguara nga 27-vjeçari, siç raportohet në Tëitter nga llogaria e “Vëllezërit e Italisë.”
Sipas asaj që është bërë e ditur, policia ka sekuestruar pajisje elektronike dhe gjatë hetimeve online është konfirmuar se llogaria i përkiste të dyshuarit. Gjithashtu janë duke u hetuar edhe pajisje të tjera.
Partia “Vëllezërit e Italisë” në fakt kanë “akuzuar” Giuseppe Contes, duke pasur parasysh se ai po nxit klimën e urrejtjes ndaj Giorgia Melonit dhe përçarje e popullit.
27 vjeçari , i papunë, me banim në qytetin sicilian, tashmë nën hetim për dhunë ndaj kryeministres. Operatorët e policisë postare të Romës kishin zbuluar në llogarinë e Giorgia Melonit publikimin e postimeve të kërcënimeve me vdekje për anulimin e të ardhurave bazë, më pas operatorët e Qendrës së Sigurisë Kibernetike të Sicilisë Lindore të Shërbimit Postar dhe agjentët e Digos njoftuar prokurorinë dhe ajo procedoi me sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe llogarisë sociale të përdorur nga burri.
“Nxitja e zemërimit dhe urrejtjes është e rrezikshme. Shpresoj që Giuseppe Conte të mendojë për një minutë dhe t’i dënojë pa hezitim këta njerëz të dhunshëm”, shkroi në në Twitter drejtori i organizatës, Giovanni Donzelli.
F.D/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
63.9%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 884
Lajme të tjera
-
Kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm i Italisë, rriten masat për të garantuar sigurinë e tij
7 Shkurt, 19:54
-
Aksident tragjik në Itali, makinat përplasen ‘kokë më kokë’! Ndërron jetë 39 vjeçari shqiptar, plagoset një grua
7 Shkurt, 18:27
-
Kishte fshehur 5 kg heroinë në një çantë, arrestohet në Portin e Ankonës kuzhinieri shqiptar i tragetit të linjës Durrës-Ankona
7 Shkurt, 09:41
-
Hakerat sulmojnë disa nga shtetet e fuqishme të botës, goditet edhe Italia: Dhjetëra sisteme dalin zbuluar
5 Shkurt, 18:40
-
Kërcënoi me kaçavidë dy vëllezërit dhe u grabiti makinën, nuk zgjat shumë arratia e të riut shqiptar në Itali! Policia e kap nëpërmjet sistemit GPS
5 Shkurt, 16:13
-
‘Jose Mourinho nuk ka qenë kurrë trajner i madh’, ish sulmuesi i Romës për ‘Special One’: Ka pasur fat
5 Shkurt, 14:25
-
Publikohet AUDIO me zërin e Messina Denaro, mallkon dhe shan Falconen por edhe një moment dobësie me të dashurën e tij: Ndihem vetëm
5 Shkurt, 12:42
-
Në pranga 2 shqiptarë në Itali, kapen me 5 kg drogë dhe mbi 73 mijë euro cash në makinë! ‘Hilja’ që provuan por që u doli blof
4 Shkurt, 19:42
-
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli
4 Shkurt, 19:31
-
Sollën në Tiranë ekspozitën ‘Piccolo Mare’, Veliaj me profesorë të Akademisë së Arteve në Leçe: Arti dhe kultura, mënyra më e mirë për të bashkuar të rinjtë
3 Shkurt, 15:51
-
Kishte tretur me acid trupat e viktimave të tij, arrestohet vrasësi i ‘Ndragheta’-s, prej vitesh punonte si picajol në restorant për të humbur gjurmët
2 Shkurt, 19:19
-
U zbulua apo u vetëdorëzua Messina Denaro? Ish-avokat i Provenzanos: Nuk u dorëzua! Prova është viagra në strehë, njollos imazhin e bosit
2 Shkurt, 11:44