Modelja e famshme Annabelle Neilson u gjet e vdekur në banesën e saj. Ngjarja ndodhi ditën e enjte, në qytetin e Londrës. Policia ka informuar se modelja pësoi atak kardiak në moshën 49-vjeçare dhe fatkeqësisht u nda nga jeta.
Nielson njihet prej 20 vitesh si mikesha dhe muza e modës së Alexander McQueen. Modelja u lind në një familje të pasur aristokrate dhe ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me supermodelen Kate Moss dhe Naomi Campbell, aktorin Jude Law dhe biznesmenin Richard Branson.
Të gjithë u trishtuan për ndarjen e saj nga jeta dhe shumë persona të famshëm kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
(Modelja Annabelle Neilson me dy mikeshat e saj, Naomi Campbell dhe Jourdan Dunn)