Bizneset vendase e të huaja ankohen për mungesë punonjësish! Investitorët e huaj: Problem gjetja e stafit të kualifikuar

Investitorët e huaj në Shqipëri shikojnë një përmirësim të klimës së biznesit, situatës ekonomike si dhe sistemit të drejtësisë në vend. Megjithatë sipas tyre mungesa e punonjësve mbetet një shqetësim që po thellohet çdo vit e më shumë.

Në një anketë të bërë nga shoqata e Investitorëve të Huaj, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është ngritur si shqetësim, dhe që është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar.

Konkretisht investitorët e huaj e kanë vlerësuar vetëm me 31 pikë nga 100 në total aksesin e tyre në fuqinë punëtore të kualifikuar. Ky vlerësim është në rënie me 7 pikë në raport me vitin e kaluar. Po ashtu në rënie është edhe vlerësimi për nivelet e kualifikimit të punonjësve më të rinj.

Mungesa e punonjësve prej kohësh është ngritur si alarm edhe nga bizneset vendase. Në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë mbi huamarrjen e sipërmarrjeve thuhet se kostot e prodhimit dhe të punës që lidhen me pagat si dhe mungesa e stafit të kualifikuar është në rënie gjatë këtij viti.

Sipërmarrja në vend vetëm në gjysmën e parë të këtij viti shpalli mbi 35 mijë vende të lira pune, duke u dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, ku problemi më i madh i mungesës së stafit ishte në industrinë përpunuese, në akomodim, tregti, ndërtim dhe më pas në fusha të tjera të ekonomisë.

 

Anketa

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shikoni me mire: 01/11/2023 07:39

    Jane punonjesit e kualifikuar dhe po punojne ne Gjermani si skllever vemese me ato rroga arrijne te mbajne familjet e tyre.Ndryshoni rrogen dhe kthehen vete puntoret sesht se ka nevoje per ndnj skenc.Askush nuk ka deshire te emigroje por kur ste del rroga ne vendin tend sigurisht qe do shikosh per alternative tjeter.Rrisni rrogat jo ushqimet se keni ngaterruar drejtimin e rritjes nese doni ti mbani aty dhe ata pak puntore qe kan ngel

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 31/10/2023 21:38

    Sepse eshte "URDHERI nga LART" qe te marrin VETEM punonjes pa eksperience pune!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!