Magdalena Luczak, ‘monstra’ e dënuar me burg të përjetshëm, pasi vrau djalin e saj 4 vjeçar, është gjendur e vdekur në burgun Foston Hall në Derbishire, kanë deklaruar përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Vrasësja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në qelinë e saj rreth orës 7 të mëngjesit. Hetuesit dyshojnë se është një vetvrasje, sidoqoftë çështja do hetohet edhe më tej.

Magdalena së bashku me bashkëshortin e saj Mariusz Krezolek, njerku i 4 vjeçarit Daniel, kanë kryer një sërë masakrash ndaj vogëlushit. Danieli është gjetur i vdekur në Mars të 2012 dhe peshonte vetëm 12 kg.

Çifti u ‘përça’ kur ishte momenti të dëshmonin përapara policisë dhe fajësuan njëri tjetrin për goditjen në kokë që solli vdekjen e djalit të tyre.

Gjatë muajve të fundit të jetës Danielit nuk i jepnin ushqim, e dënonin dhe e mbyllnin në një dhomë të vogël, e helmonin me kripë dhe e ushtronin ndaj tij një sërë torturash me ujë.

Vogëlushi i vogël me sy bojëqielli, në fund të jetës së tij kishte marrë formën e një ‘grushti kockash’. Ishte gjatë gjithë kohës i uritur, gjatë qëndrimit në shkollë i vidhte ushqimin moshatarëve të tij ose gërrmonte në kosh për të gjetur ndonjë gjë për të ngrënë.

Një herë, nëna e tij e zhyti në ujin brenda në vaskë derisa i ra të fikët e më pas i dërgoi një mesazh partnerit të saj me tekst: “Po qetësohem pak”.

Të tjera mesazhe që kanë shkëmbyer me njëri tjetrin vërtetojnë se kanë punuar si skuadër për të abuzuar djalin dhe ishte vendimi i përbashkët të mos telefononin ambulancën kur Danieli ishte shtrirë në tokë i vdekur me më shumë se 20 fraktura.

Njerku i tij i mbushte mendjen mësuesve dhe doktorëve se rënia dramatike në peshë e Danielit, ishte si pasojë e një çrregullimi të rrallë gjenetik.
Magdalena Luczak
Magdalena Luczak
Magdalena Luczak
Magdalena Luczak
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)