Një biohaker i cili u bë i njohur pasi i injektoi vetes një ilaç të paprovuar më parë që shërbente për shërimin e herpesit para një auditori, është gjetur i vdekur.

Policia lokale bën me dije se trupi i pajetë i Aaron Traywick  u gjet në një dhomë spa në Uashington. 28-vjeçari ishte shefi ekzekutiv i “Ascendance Biomedical”.

Biohaker janë ata njerëz që përpiqen që të ndryshojnë biologjinë e tyre me anë të mjeteve të ndryshme, duke përfshirë ndryshimet në stilin e jetës dhe të dietës, kirurgji dhe përdorimin e terapive të palicensuara.

Ai kishte anashkaluar ligjin duke injektuar ilaçin te vetja e tij, si dhe inkurajonte të tjerët të bënin po të njëjtën gjë. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta që cuan në vdekjen e tij por është kryer tashmë një autopsi ku pritet të dalin dhe rezultatet