Gjendet i riu Selim Lloçja në Vlorë! Hyn befas në transmetim live në ‘Pa Gjurmë’: Më fal vëlla e bëra nga e keqja (VIDEO)

Humbi gjurmët më 1 shkurt të këtij viti, por falë ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet Selim Lloçja. 33-vjeçari u gjet në qytetin e Vlorës, pas një prej dëshmive të rëndësishme që mbërriti në program. Një zotëri nga qytetit bregdetar dha adresën e saktë se ku jetonte prej 10 ditësh i riu nga fshati Labinot-Fushë i Elbasanit. I vëllai i 33-vjeçarit, Agim Lloçja nuk e kishte çuar ndër mend se këtë të premte do të takohej me të vëllanë për t’i dhënë një përqafim të ngrohtë. Emocionues momenti kur moderatorja Odeta Dume i komunikon live Agimit, se dikush kishte mbërritur në ambjentet e Report TV, aty ku për më shumë se 60 minuta priste i vëllai i tij Selim Lloçja. Sapo ky i fundit futet në studio të dy vëllezërit shpërthejnë në lot gëzimi. I riu me lot në sy nuk ngurroi t’i kërkojë falje live edhe të fejuarës së tij, për të cilën shpreh pendesën pse nuk mundi dot ta njoftonte. 
Odeta Dume: Po dal sepse dikush ka ardhur në ambjentet e Report TV. 


Ky është momenti kur pasi moderatorja Dume lë studion në pak momente suspansë për t’u rikthyer sërish. Pak minuta më pas Selimi hyn në studio, ku të dy vëllezërit shpërthejnë në lot. Pasi i dhurojnë një përqafim plot mall njëri-tjetrit, 33-vjecari zbulon edhe arsyen e vërtetë të largimit të tij nga banesa 10 ditë më parë. 
Agim Lloçja: Vëlla ku ishe ?
Selim Lloçja: Në Vlorë
Agim Lloçja: Pse e bëre këtë ?
Selim Lloçja: Nga e keqja vëlla...nga e keqja. S’kisha bukë të haja, s’kisha asgjë… 
Agim Lloçja: Ke lalin këtu…
Odeta Dume: Selim si je ?
Selim Lloçja: Jam shumë mirë. Atë ditë që u largova isha te vjehrri, kur erdhën dy persona që më kërkuan për të punuar. Unë jeton në kushte të vështira, nga e keqja ika në Vlorë. Vëllain nuk e mora dot në telefon sepse m’u prish telefoni, nuk kisha mundësi. 
Odeta Dume: Çfarë pune ke bëre në Vlorë ? 
Selim Lloçja: Kam ounuar si çoban. Të gjitha rrobat që kam veshur për të ardhur këtu m’i ka blerë pronari. Më kanë mbajtur me bukë dhe më kanë trajtuar shumë mirë, i jam mirënjohës. Por e di që i kam shqetësuar dhe kam bërë një gabim. Më kishte marrë malli shumë për vëlla Agimin dhe për të fejuarën. Madje i kërkoj falje pafund për shqetësimin që i kam shkaktuar. Të fejuarës i them se e dua shumë. 
Agim Lloçja: Kisha shpresa sot do ta gjeja 

Selimi thotë se do të rikthehet sërish në Vlorë për të vazhduar punën si çoban atje, por kësaj here premtoi se do të marr me vete edhe të fejuarën e tij.

Selim Lloçja: Do iki sërish në Vlorë të punoj atje, por kësaj herë do marr edhe të fejuarën me vete. Jam i emocionuar dhe nuk e prisja që do ndodhte kjo gjë. 
Agim Lloçja: E falenderoj shumë dhe pronarin që e ka E mbajtur, veçanërisht stafin tuaj që gjetët vëllain tim. Gjithë këto kohë mendja n aka shkuar tek e keqja, se ata persona që e erdhën me makinë e kishin rrëmbyer, por fale Zotit çdo gjë shkoi mirë.

 

 

Vidio emisioni i plotë

O.D./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim