Turisti skocez gjen të vdekur një 41-vjeçar në pyllin e Divjakës, dyshohet se ka ndërruar jetë pas një aksidenti

FIER- Një turist skocez gjatë shëtitjes me familjen ka parë një trup të pajetë në në kanal anës rrugës në pyllin e parkut kombëtar të Divjakës. Menjëherë sapo kanë konstatuar viktimën, turisti ka njoftuar policinë.

Ekspertët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë, që rezultoi të ishte një banor i zonës shtetasi Ilir Rrudho 41-vjeç. Ai ka qenë duke u kthyer nga plazhi në drejtim të Divjakës dhe dyshohet se gjatë rrugës të jetë përplasur nga ndonjë automjet që është larguar nga vendngjarja.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dyshon se i ka ndodhur vdekje natyrale.

'Sot rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit të Divjakës, në një kanal në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. Rr., 41 vjeç, banues në Divjakë. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes (dyshohet natyrale).'- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Kriza e blegtorisë po thellohet! 677 mijë krerë më pak në një dekadë, bie prodhimi i qumështit! Fuqizohet importi i kafshëve të gjalla

Kriza e blegtorisë po thellohet! 677 mijë krerë më pak në një dekadë, bie prodhimi i qumështit! Fuqizohet importi i kafshëve të gjalla