Portieri kroat, Ivan Turina ka ndërruar jetë mbrëmë papritur. Portieri i ekipit suedez AIK, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Në autopsitë e para të bëra për vdekjen e tij, është konfirmuar se vdekja e 31 vjeçarit ishte natyrore. Turina ishte zgjedhur në vitin 2009 si portieri më i mirë në ligën kroate, si portier i Dinamo Zagrebit.
Turina po ashtu mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses kroate për 4 vjet me radhë. Portieri shtatgjatë kroat ishte i kërkuar para pak vitesh edhe nga skuadra të njohura të Seria A por që zgjodhi qëndrimin në Suedi pasi që e kishte familjen atje.
/Shqiptarja.com