Taksisti Faik Fezgaj, 53 vjeç, nga Durrësi, i zhdukur një ditë më parë, është gjetur i pajetë në afërsi të Rrogozhinës.
Makina "Taxi" me targa DR 443 A, është gjetur e përmbysur në një kanal me ujë në anë të rrugës, ndërsa brenda tij u gjet dhe trupi i pajetës i 53 vjeçarit.
Policia dyshon se Fezgaj ka pësuar aksident dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Sipas familjarëve, Fezgaj ka dalë nga shtëpia mëngjesin e djeshëm nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Të alarmuar ata i janë drejtuar policisë së Durrësit ku edhe kanë bërë një kallëzim.
Policia nisi menjëherë punën për gjetjen e 53 vjeçarit, ndërsa pas disa orësh kërkimesh u bë i mundur gjetja e automjetit afërsi të Rrogozhinës me trupin e pajetë të taksistit.
[gallery]20406[/gallery]
Rrogozhinë
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:44, në fashatin Vil Bashtovë, nga shërbimet e Policisë Rrogozhinë, është vënë re një mjet në brendësi të një kanali me ujë.
Menjëherë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe nxjerrja e automjetit nga uji, ku në brendësi të mjetit në vendin e drejtuesit, ndodhet trupi i pajetë i një mashkulli.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi F. F., 53 vjeç dhe automjetit tip Mercedes Benz, me targë DR443A, të raportuar të zhdukur nga D.V.P. Durrës.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO