Autoritetet italiane kanë gjetur në liqenin e Comos trupin e pajetë të futbollistes me origjinë shqiptare Florijana Ismaili. Trupi i pajetë i 24 vjeçares u zbulua në një thellësi prej 204 metrash në liqen, pasi ishte shpallur e humbur që prej tre ditësh. Ismaili po kalonte pushimet në këtë vend kur u zhduk dhe sot u gjet e pajetë. Sipas medieve italiane ajo ka vizituar këtë vend me një mik të skuadrës.
Familjarët janë lajmëruar se ishte gjetur trupi i futbollistes për të cilin kishte nisur kërkimi që në fundjavë, kur ajo u zhyt në ujin e liqenit ndërsa po bënte xhiro me varkë. Xherdan Shaqiri ka ndarë dhimbjen për këtë tragjedi duke shkruar “Jam tmerrësisht i shokuar nga vdekja e Florijana Ismailit.
Unë dhe familja ime dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona për familjen Ismaili dhe të afërmve të tyre" shkruan ai. Futbollistja e Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys lindi në Bern nga prindër shqiptarë nga Kosova.
Sa keq! Mortja nuk mer bajgat por yjet.. Pushofsh në paqe vajz e Arbrit!
PërgjigjuNgushellime familjes....
PërgjigjuGjendet 204 ne metra ne thellesi ne itali, ne librazhd...ne shpella e ariut, ne pishkash keshtu me radhe.....
Përgjigju