Kina është në bisedime me Iranin për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm nga Katari përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Teheranit po intensifikohet. Lajmi është bërë i ditur nga burime diplomatike për agjencinë Reuters.

Konflikti, që ka hyrë në ditën e gjashtë, ka bllokuar pothuajse këtë korridor detar strategjik, duke rrezikuar rreth një të pestën e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Kina, e cila mban marrëdhënie të mira me Iranin dhe varet shumë nga energjia e Lindjes së Mesme, është e pakënaqur me paralizimin e trafikut në ngushticë dhe po ushtron presion ndaj Teheranit që të garantojë kalimin e anijeve.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë siguron rreth 45% të naftës së saj pikërisht përmes Ngushticës së Hormuzit. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, një tanker i quajtur Iron Maiden arriti të kalojë gjatë natës pasi ndryshoi sinjalin e identifikimit në “pronësi kineze”, por për të qetësuar tregjet globale nevojiten shumë kalime të tjera të sigurta.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli sulm Bejrutit, Irani godet me dron aeroplanmbajtësen amerikane 'Lincoln'! Irani kërcënon trupat amerikane, Trump sulmon djalin e Khameneit