Trupi i pajetë i një 25 vjeçari është gjetur mesditën e sotme në fshatin Gjallish të rrethit të Matit. Policia ka identifikuar viktimenMësohet se viktima quhet Artan Buci i cili sapo ishte kthyer nga Franca, ndërsa mesohet se u gjet në një grop uji së bashku me motorrin e tij.

Sipas policisë viktima ka qënë duke udhëtuar me motoçikletë dhe ka devijuar nga rruga duke gjetur vdekjen e menjëhërshme 

Policia dhe hetuesit janë nisur në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. Banorët e fshatit po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
 
Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)