VLORË- Një sasi tritoli, rreth 3 kg dhe disa granata janë gjetur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.

Report Tv mëson se tritoli dhe granata ishte vendosur në një çantë, në një shtëpi të pabanuar në Vlorë.

Është e paqartë se kush është poseduesi i tyre, e ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen veprimet për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen.

Jo më larg se sot, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa tha në një intervistë për Report Tv se sasia e eksplozivit që qarkullon në Shqipëri është e pakontrolluar. Kjo sepse një hotel në Sarandë, ai “Bizanti” u shkatërrua plotësisht nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur, për shkak të konflikteve mes pronarëve. Softa vuri theksin se  nëse do të ishte vendosur në mënyrë të pakontrolluar, shpërthimi do të kishte qenë fatal.