Rrafshimi me tritol i hotelit në Sarandë, eksperti Softa: Nëse do ishte kryer në mënyrë të pakontrolluar do merrte jetë njerëzish

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa thotë se sasia e eksplozivit që qarkullon në Shqipëri është e pakontrolluar. Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, eksperti Softa i pyetur për shpërthimin me tritol të hotel ‘Bizanti’ në Sarandë një ditë më parë, tha se shpërthimi rrezikonte që të kthehej në një fatkeqësi natyrore. Sipas Softës nëse nuk do të kishte qenë i kontrolluar, nga autori i cili e kishte vendosur sasinë eksplozive, do të merrte edhe jetë njerëzish.

‘Duhet një punë e mirë në territorin shqiptar, se kush janë mbajtësit e tritolit në vend.  Sasia e eksplozivit në vend është e pakontrolluar. Ky shpërthim, siç ishte tërmeti mund të ishte kthyer në një fatkeqësie për qytetarët. Nëse dëmtimi përreth ka ardhur si pasojë e valës goditëse, që ka dëmtuar fasada, xhama vetrata, nëse do kishte një lëndë të pakontrolluar mund të shkaktonte, jo vetëm dëme materiale, por mund të merrte dhe jetë njerëzish. Do të ishte një akt terrorist i pastër. Është një mesazh i keq për turizmin.’- u shpreh Softa.

Sotir Çabiri, 36 vjeç është vënë në prangat e policisë së Sarandës si autor i shpërthimit me tritol të hotelit 'Bizanti' që terrorizoi qytetin bregdetar në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai është djali i Spiro Çabirit, një prej bashkëpronarëve të hotelit, i cili ishte në proces gjyqësor për ndarjen e pronësisë që prej vitit 2002.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm me eksploziv, u shkatërrua plotësisht hoteli i ndërtuar në vitin 1996 dhe gjithashtu u shkaktuan dëmtime të fasadave të dhjetëra objekteve të tjera në afërsi të hotelit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë shtetas të dëmtuar.  Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të shpërthimit të hotelit që mbuloi të gjithë zonën me tym të zi dhe tronditi banorët kur ndodheshin në gjumë. Ata u zgjuan të terrorizuar nga shpërthimi i fuqishëm dhe zhurma e fortë duke menduar se u goditën nga një tërmet. 

Forcat xheniere do të qëndrojnë dhe sot në Sarandë për të arritur deri në bazën e objektit dhe për të saktësuar në këtë mënyrë sasinë apo dhe lëndën që u përdor për të shembur objektin. Burime bëjnë me dije se po pastrohet vendi për të konstatuar bazën ku është vendosur lënda plasëse dhe për të verifikuar nëse ka sasi te paplasur.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën