112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra

TIRANE- 112 vjetori i policisë përkon me vitin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Sipas Kodit Elektoral policia ka detyra specifike në sigurimin e mbarëvajtjen e procesit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i vetëdijshëm për ngarkesën me të cilën përballet trupa policore kërkoi të jenë në lartësinë e duhur

“Përveç barrës së zakonshme të punëve dhe detyrave që keni, viti 2025 ju sjell edhe një ngarkesë shtesë, jo të lehtë për Policinë e Shtetit dhe vetë Ministrinë e Brendshme. E kam fjalën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që janë dekretuar për t’u zhvilluar në datë 11 maj. Sipas kodit elektoral, policia ka detyra specifike në sigurimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim kohe dhe energjie të shtuar, për çdo punonjës policie. Qoftë për ata të caktuar drejtpërdrejt në shërbimet përkatëse në garantimin e procesit, qoftë për pjesën tjetër, të cilëve do t’iu rritet ngarkesa në punë. Megjithatë, unë kam besim se strukturat e Policisë së Shtetit zotërojnë aftësitë e duhura, integritetin dhe përkushtimin e kërkuar, për të qenë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë"

Procesin e ndryshimeve të strukturave drejtuese të policisë e sheh si përpjekje për të ndërtuar një polici që jo vetëm qëndron mbi bazën e meritokracisë por u shërben qytetarëve me profesionalizëm.

“Para strukturave të policisë së shtetit sot qëndrojnë sfidat më kritike të kohës tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, garantimi I sigurisë publike në çdo cep të Shqipërisë përfshi kontrollin e plotë të territorit, rritjen e efektivitetit ndaj hetimit të rasteve të dhunës në familje, trafikimi apo krimeve që ne i konsiderojmë të vogla por që cënojnë drejtëpërdrejtë të drejtat themelore të qytetarëve tanë.

Besimplotë tek puna që drejtuesit e rinj do të kryejnë u la dhe porositë.

“Puna e strukturave të drejtuesve të policisë nuk do të matet vetëm më numrin e rasteve dhe problematikave të zgjidhura, por dhe perceptimin e sigurisë tek qytetarët. Nuk do të matet vetëm me urdhrat që jepen nga zyra por dhe shembulli e modeli që demonstroni cdo ditë. Dua të shoh një trupë drejtuese që nxit bashkëpunimin e transparencën”.

Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga efektivët e policisë që të punojnë maksimalisht për të forcuar besimin e qytetarëve tek policia.

'Mbi supe keni një detyrë të shenjtë, të mbani të sigurt qytetarët, të mbroni rendin dhe të jeni gjithnjë në krah të së drejtës. Le të punojmë për të forcuar më tej besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit', tha ai. 

Nasip Naço, kryetari i komisionit të Sigurisë Kombëtare, tha se politika duhet që t'i jap më shumë mbështetje Policisë së Shtetit.

“Në çdo rast pa shtyllën kurrizore që është prokuroria ju nuk do të keni rezultate. Besoni te njëri-tjetri dhe bashkëpunoni që të keni rezultate sepse shoqëria pret shumë nga ju. Policia e Shtetit meriton të ketë më shumë mbështetje edhe nga politika. Për politikën them se duhet të ndahet nga ju dhe mos të ndërhyjë, por t’ju lërë të lirë në realizimin e misionit tuaj”, tha ai. 

Në drejtorinë vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj falënderoi policinë që falë misionit të tyre sot Tirana është kryeqyteti më i sigurt në Evropë për turistët dhe i bëri thirrje opozitarëve t’i respektojnë referuar incidenteve me efektivët gjatë protestave. 

“Sot Policia e Shtetit e ka kthyer Tiranën një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë. kur shikoj se si kolegë kryebashkiakë në qytete të tjera nuk e imagjinojnë dot jetën pas orës 2-3 të natës, ndërkohë që Tirana gëlon 24/7', tha ai. 

Në 112 vjetor ceremoni nderimi për kontributin u bë edhe në disa qytetet të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: Puna e tyre e ka kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës

1736782997_veliaj.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Falë punës së Policisë së Shtetit, Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer në një nga qytetet më të sigurta të Evropës.

“Kush punon për policinë e Qarkut të Tiranës e ka akoma më të vështirë detyrën sepse këtu jeton një popullsi shumë më e madhe se sa në qarqet e tjera. Do të duhet të pranojmë gjithashtu, se Policia e Shtetit ka pasur ndoshta hovin më cilësor në këto vite të fundit. Unë e di që ne ndonjëherë pak ia themi të mirat njëri-tjetrit dhe pak i themi njëri-tjetrit sa krenar jemi dhe sa shumë e vlerësojmë punën e njeri-tjetrit, mezi na del fjala e mirë, por unë jam këtu për të thënë pikërisht këtë: sot Policia e Shtetit e ka kthyer Tiranën një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë”,  u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se prej sigurisë që ofrohet në qytet, Tirana, ka rritje jo vetëm të popullsisë së saj, por edhe të numrit të turistëve.

‘Kur shikojmë statistikat e Eurostat-it dhe se mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit në Evropë; kur shikoj se si kolegë kryebashkiakë në qytete të tjera nuk e imagjinojnë dot jetën pas orës 2-3 të natës, ndërkohë që Tirana gëlon 24/7, ky është një kompliment i jashtëzakonshëm për Policinë e Shtetit. Sigurisht, ne kemi kaluar disa sfida të jashtëzakonshme, Tirana sot nuk ka vetëm 1 milion banorët e saj, por ka mesatarisht 1 milion turistë në muaj. Vjet kaluam shifrën e 12 milionë turistëve. Praktikisht, një polic i Tiranës i shërben dy herë popullsisë që mund të jetë në letra, ndërkohë që është dyfish në realitet”, shtoi ai.

Mesazhin e tij, Veliaj e përmbylli me një ftesë për politikanët opozitarë që të respektojnë punën e Policisë së Shtetit. Veliaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të reja, që pritet të sjellin ngjarjet dhe aktivitetet ndërkombëtare që do të zhvillohen këtë vit në vendin tonë.

“Tirana ka qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Kryeqyteti Evropian i Sportit, këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj parashikojmë se do të ketë shumë lëvizje, do të ketë shumë delegacione, jam i bindur se do të kalojë me sukses, dhe e di që sot Tirana është kthyer në një qendër politike falë këmbënguljes së Kryeministrit”, deklaroi Veliaj.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë, Aredin Shyti:

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë, Aredin Shyti: "E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha