Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.
Mustafa u gjet i ekzekutuar në zonën e Livadheve në Shkodrë, 3 ditë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen. Ai ka qenë i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje, njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. Trupi është gjetur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.
Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.
Viktima Endri Mustafa
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, i cili është ekzekutuar në mënyrë makabre. Mësohet se Mustafa, baba i tre fëmijëve, është gjetur në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në zonën e Livadheve, ndërsa ka marrë 6 plumba. Ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.
Arma që gjet në vendngjarje dhe viktima Endri Mustafa
"Shqiptarja.com" ka siguruar foton e viktimës, Endri Mustafa, 32-vjeçarit i cili u gjet i varrë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Sikurse shihet edhe në foto, rrobat e viktimës janë të bëra me blatë, ndërsa në fytyrë është i gjakosur. Gjykuar nga pamjet, duket se viktima mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas është tërhequr deri në vendin ku gjet më pas trupi.
Endri Mustafa është ekzekutuar me të paktën 5 plumba në Shkodër. Report Tv mëson se 8 janë gëzhojat që janë gjetur deri tani në vendngjarje.
Ndërkohë që gjithashtu është gjetur një pistoletë por ende nuk është verifikuar nëse është arma e krimit apo jo.
Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës në zonën e livadheve në Shkodër.
" Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri. Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor gjendet në vendin e ngjarjes dhe po kërkon prova në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, i gjendur i vdekur mbrëmë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.
Aujtoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.
Ky është 32 vjeçari Endri Mustafa personi i i gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin.
Endri Mustafa, i gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Shkodër kishte 3 ditë i zhdukur.
Humbja e 32-vjeçarit është denoncuar nga familja e tij në polici.
Personi i gjetur i vrarë gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër është Endri Mustafa. Ai është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë.
Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.
Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
O fieri , Behari eshte si pash Ali mani, e ke ne qarkullin gjithe diten neper qytete . Po nuk e pe ne shkoder , ne tirane e ke , historikisht ai nuk esht mbyllur ndonjehere vetem kur ka qene ne burg
PërgjigjuVETEM KANUNIN I LEKES i ZGJIDH KETO HALLET E DERTE....gjaku shkon per fis...plumb per plumb e DHEMBE per dhemb...gjaku s'hup kurre thote kanuni...per mua shqiptare me i madh mbas skenderbeut eshte leke dukagjini...
PërgjigjuNe artikullin e mesiperm thuhet se ne 2016,midis te tjerave jane gjetur dhe veshje me njolla te mundeshme gjaku.Kane kaluar 5 vjet,a e kane gjetur kriminalistet ne se vertet jane njolla gjaku dhe kujt i perkasin ? A ka ndonje info.te re ?
PërgjigjuVec puna e mbare o kriminela - vazhdoni keshtu qeronu me veti sa te mundeni - se as nenat e tyne nuk merziten per kesi tipa.
PërgjigjuNje mut me pak
PërgjigjuKta kur vrasin ju duket vedi superior,por harrojne se kur ju vrasin shokt e vet i dit prej ditsh ka me tardh rralla edhe ty se anej ka ke dale nuk te xen ma!
PërgjigjuMe cilin grup ishte ky?ka ndonje shkodran qe i di gjerat te na ndricoje?
PërgjigjuShok ishin keto dy grupen bashk e u ndan ne dy pjes ! Kurse vrasja e sotme esmeri e ka ba se ky ndejt me lict e mund te ket marr pjes ne vrasjen e titit. Po e ka meritu me kot ky se shum njerzve ju ka ra ne qaf
Nuk i keni larg autoret jo o policia
PërgjigjuE ka pas hak me kohe e me vakt, djal i keq, ca mbjell ke me korr dhe heret a vone zullumet qe i ban njerezve te shkrete, kthehen mrapsht.
Përgjigjuplumb ne goje: mesazhi eshte i qarte ... dhe ne fakt ky e kishte pas plumbin hak prej kohesh (histori e gjate)
PërgjigjuHooo fieri duhet te lash gojen kuj permend Bajrat ata jan si fis gladiatoresh ata duan e te len kur se kur duan per te heq qafe ste len me nam e nishan
Na e trego historin se kafe jena spo kena ca me ba,
si esht puna ? Lict qenkan o vlla te papermbajtshem te markan gjak ne vetull po si nuk po i fusin ndonj beharit apo nai bajri tjetr kte spo kuptoj besoj rin fshehur shum bajret
Ver e nxeht parashikohet
PërgjigjuPer te gjith ata qe kan vrare e kan prere ekan vo gjoba te gjith dote kene nje fund te hidhur.thuaj gjynah per nene e gjore. por per keta (trima ) te gjith ka nje lloj fundi po I shikojm e degjojm cdo dite.. kush ka vrare ja ka vendosur te ardhmen vetes.
Përgjigju