Shëngjin/ Gjendet i pajetë në një apartament një turist, dyshohet prej 3 ditësh i vdekur! Policia: Shkak abuzimi me alkoolin dhe drogën

Një shqiptar me nënshtetësi ruse i cili kishte ardhur për pushime në Shëngjin është gjetur i pajetë në një banesë që kishte marrë me qira në bregdet. Trupi është gjetur në gjendje të dekompozuar nga kunati i tij mbrëmjen e së dielës, ndërsa mendohet se 39-vjeçari Eduard Nikshini ka vdekur tre ditë më parë. Nikshini ishte shtetas rus, por gruan e kishte nga Mamurrasi dhe u gjet pa jetë nga vëllai i kësaj të fundit.

Nga të dhënat paraprake të policisë, mësohet se në trup nuk kishte shenja dhune, ndërsa dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Trupi i dekompozuar ka mbetur për më shumë se 12 orë në banesën që shihni në pamje, në katin e pestë të një pallati në Shëngjin. Burimet thanë se policia e Lezhës nuk ka ndërhyrë për transportimin e kufomës derisa ka mbërritur një ekip nga Tirana që ka kryer dërgimin në morgun e Tiranës për ekspertize të specializuar me qëllim zbulimin e shkakut të vërtet të vdekjes së tij.

1624859559_Screenshot1.jpg

Vendi ku është regjistruar ngjarja

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë