Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë në vendin e quajtur Përroi i Mollave në njësinë administrative të Qelëzës.
Dyshohet se trupi i përket shtetasit Zef Nikollë Prenga, i moshës 45-vjeç i cili ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.
Familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij që në muajin dhjetor. Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë vdekjen e tij.

Sipas policisë viktima kishte lindur në fshatin Gjojan të Pukës dhe banonte në qytetin e Krujës.
Në trupin e 45-vjeçarit nuk janë dalluar shenja dhune.
Ai është dërguar në morgun pranë spitalit rajonal të qytetit të Pukës ku do të bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të qartësuar shkaqet që kanë sjellë vdekjen.
/Shqiptarja.comKomente

